• |
ide | kryesore

Kriza në Ukrainë, Rusia refuzon të marrë pjesë në takimin e OSBE-së

-Instant, Lajme, Planet



Rusia nuk do të marrë pjesë në takimin e Organizatës për Siguri dhe Bashkëpunim në Europë, sipas një njoftimi të agjencisë se lajmeve Ria, duke cituar  një diplomat rus.

Ukraina ka bërë thirrje për një mbledhje urgjente të OSBE-së me Rusinë, duke akuzuar Moskën se ka të mbajtur të fshehtë informacionet rreth vendosjes së trupave ruse pranë kufirit ukrainas, si edhe për stërvitjen e përbashkët të trupave ushtarakë në Bjellorusi.

Ministri i Jashtëm ukrainas Dmitry Kuleba tha të dielën se Moska kishte injoruar kërkesën e Kievit.

“Ukraina ka kërkuar një takim me Rusinë dhe të gjitha vendet anëtare të OSBE-së brenda 48 orëve për të diskutuar vendosjen dhe lëvizjen e forcave ruse përgjatë kufijve tanë dhe në Krime”, citohet të ketë thënë ministri.

“Rusia duhet të respektojë angazhimet e saj për transparencën ushtarake në mënyrë që të ulë tensionet dhe të forcojë sigurinë e shteteve të saj anëtare”, përfundoi ai.



1 Comment

  1. Thone se edhe ne kafenete e Tiranes perfliten te dhena per levizje trupash ne kufi me Ukrainen dhe brenda saj.
    Madje shtypi grek botoi nje lajm me titull te habitshem:”A mos ka filluar lufta ne Ukraine?”
    Bente fjale per dy ushtare te vrare e dy te plagosur ne nje incident kufitar, ku sipas gazetes greke, ushtaret ishin perplasur per banjat, per shkak te urdherave te marra nga kapteret respektive…
    Me keqardhje per viktimat do te thosha se nuk kam degjuar qe te kete filluar ndonje lufte per banjat ne kufi…

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *