• |
ide | kryesore

“Lojtarët dalin të larë, trajneri është ai që e ha”: Memelli i dëshpëruar akuzon Partizanin “ishin me 14 forca në fushë”

-Instant, Sport



“Këto kusure i merr trajneri, lojtarët dalin të larë, trajneri është ai që e ha. Kjo nuk ka nevojë për taktikë, por mendje të kthjellët dhe zemër të madhe. Nuk ndodhi që Berisha ti pasonte Mensah. U krijua ai episodi te goli që mund ta kishim evituar, fundi ishte i hidhur”. Migen Melli nuk gjen ngushëllim në një humbje që kompromenton akoma situatën e skuadrës së tij, pavarësisht mënyrës së lojës së bërë nga Skënderbeu.

Tekniku i korcarëve e ka përqendruar kritikën tek arbitrimi i ndeshjes: “Unë kam një gjë, si munden arbitra me eksperiencë, mos japin faulla të tillë, gjithsesi, komplimente Partizanit, ishte me 14 forca në fushë, ne me 11-të” – tha tekniku -. Nuk kërkojmë favore. Janë gjëra të dukshme në futboll, pse duhet të ankohem unë javë për javë, se bëhem palaço, kërkojmë që gjyqtari dhe VAR-i të shikojnë. Këto janë raste të pastërta. Në qoftë se do të jepej faull, nuk do ta kishim pësuar atë gol”.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *