• |
ide | kryesore

“Mbrojtësit e Laçit të ngadaltë, por u prishën planet”: Devolli ka vetëm humbje me Dinamon

-Instant, Sport



Në fillim derbi me Partizanin në Kupë dhe tani humbje në kampionat me Lacin. Kalendari nuk ka qenë dashamirës me Bledar Devollin që bën llogaritë me disfatat dhe analizon me shpejtësi cfarë i prishi planet në konstatimin se me Reginaldon mund ti bënte keq mbrojtjes së ngadaltë të Laçit, pa kthyer në memorje se kurbinasit kanë mbrojtjen e dytë më të mirë të kampionatit, pas Tiranës kryesuese: “E kishim përgatitur ndeshjen të kishim shpejtësi dhe thellësi me Rexhinaldon, Bardhin e Mihanën. Kemi pasur ndeshje çdo 3-4 ditë, edhe Ibraimi normalisht është pak i lodhur. Kemi ndeshje prapë, ndaj futëm Maliqin aty, se është i shpejtë, ndërsa me Kukësin ka bërë mirë në këtë pozicion dhe kjo ka qenë arsyeja. Se katër mbrojtësit e Laçit janë të avashtë, e kishim përshtatur me shpejtësi, për t’i kapur me topa pas shpine”, tha Devolli.

Tekniku sido që vërtitet, qan dëmtimin e Reginaldos, që kompromentoi mënyrën e lojës së skuadrës së tij: “Dëmtimi i Rexhinaldos normalisht që na prishi pak planet se e kishim përgatitur ndeshjen me lojtarë të tjerë ndaj nuk kishim shpejtësi dhe thellësi. Por është fati i keq e nuk kam çfarë të bëj. Është gjynah të humbësh një ndeshje si sot, por më pëlqeu ekipi shumë sidomos në pjesën e dytë. Edhe në të parën kishim mundësitë tona, u ndëshkuam prapë. Më vjen keq për veten, çunat e klubin se nga lojë e ndaluar pësojmë gol, më pëlqeu reagimi dhe kjo më bën optimist për të ardhmen”.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *