• |
ide | kryesore

Napoli, problemet i ka në Europa League: Politano e Lobotka humbasin Barcelonën

-Instant, Sport



Trajnerit të Napolit, Luciano Spalletti, do t’i duhet të bëjë pa Politanon dhe Lobotkën për ndeshjen e së enjtes në Barcelonë kundër blaugranave, në ndeshjen e parë të play-off për të kaluar në 1/8 e Europa League. Sulmuesi, i detyruar të braktisë ndeshjen e së shtunës kundër Interit pas 25 minutash, iu nënshtrua testeve klinike dhe instrumentale në mëngjes, të cilat zbuluan zgjatjen e muskulit të shputës në këmbën e djathtë.

Kontrolle të hollësishme janë bërë edhe për mesfushorin sllovak, i cili qëndroi në fushë gjatë gjithë ndeshjes kundër zikaltërve, por që në fund të ndeshjes akuzoi një lodhje të muskulit në kofshën e djathtë: dëmtim i shkallës së ulët në bicepsin femorale të kofshës së djathtë.

Dy lojtarët – sqaron Napoli në një deklaratë për shtyp – kanë nisur tashmë procesin e rehabilitimit. Me Barcelonën, kështu, hapësirë do të ketë për Anguissa në vend të Lobotkas dhe një mes Elmas dhe Ounas si zëvendësuese për Politanon.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *