• |
ide | kryesore

“Nuk duam të luajmë për individë”: Shehi i kënaqur për fitoren pa Seferin e Hoxhallarin

-Instant, Sport



Tirana mori një rezultat të rëndësishëm përballë Egnatias, duke iu përgjigjur fitores së Lacit pak orë më parë. Tekniku Orges Shehi bëri një analizë të shpejtë të ndeshjes, në të cilën kishte edhe gjëra që nuk i pëlqyen: “Kundërshtari sot, pavarësisht pozicionit që ka, është i vështirë, se mbrohet me shumë forca, afër portës së vet dhe është i vështirë për penetrim do durim. E kishim vlerësuar dhe e çuam ndeshjen ku donim pas golit, gabuam më pas duke i dhënë mundësi kundërshtarit të rrezikonte, duke bërë metra kot. Por më pëlqeu mentaliteti i skuadrës, edhe në pjesën e dytë, nuk duhet të rrezikojmë po të kemi durim për të gjetur mënyrën që të çajmë kundërshtarin. Por nuk vumë asnjëherë në diskutim dhe kjo më kënaq”.

Bardheblutë u treguan një grup solid, që shkon përtej individëve dhe pikërisht për këtë arsye, tekniku është edhe më i lumtur për suksesin e arritur: “Vlera e Seferit dhe Hoxhallarit dihet, kishim këtë vështirësi sot edhe për shkak të mungesave, janë mungesa kyç. Më pëlqen që skuadra nuk varet nga individët, kur mungon njëri, e merr tjetri për dore skuadrën” – tha Shehi, duke shtuar më pas edhe një koment për Devid, që nuk po jep impaktin që pritej – “Ai është lojtari ynë kryesor, kur kundërshtari qëndron poshtë ndihmon ekipin. Është e vështirë për të bërë hapësira, nuk duam të luajmë për individë, por si skuadër, Kur të jepet mundësia një herë i jepet njërit e një herë tjetrit. Ishim vonë me përshtatjen e tij e kur je vonë manovra nuk del siç duhet, por duhet kohë. Po ingranohet avash-avash, mospasja e kohës nuk po na ndikon në rezultat”, përfundoi Shehi.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *