• |
ide | kryesore

Prag lufte në Ukrainë/ Kancelari Scholz udhëtim urgjent drejt Kievit, nesër takim me Vladimir Putin në Moskë

-Instant, Arkiva, Planet



Kancelari gjerman, Olaf Scholz, pritet të takohet në Kiev me presidentin ukrainas, Volodymyr Zelenskiy, në përpjekje për të shtensionuar krizën në mënyrë diplomatike.

Udhëtimi i Shcolz më 14 shkurt në Kiev do të pasohet nga një takim në Moskë më 15 shkurt me presidentin rus, Vladimir Putin.

Scholz tha më 13 shkurt se anëtarët e NATO-s dhe Bashkimit Evropian veçse kanë përgatitur “në mënyrë të kujdesshme” sanksione të ashpra, që “ne mund t’i vëmë në fuqi menjëherë” në rast të një pushtimi të Ukrainës.

Shtetet e Bashkuara thanë më 13 shkurt se tani besojnë se numri i trupave ruse pranë kufijve të Ukrainës është rritur nga 100,000 në 130,000.

Zelenskiy zhvilloi një bisedë telefonike më 13 shkurt me presidentin amerikan, Joe Biden. Dy liderët theksuan rëndësinë e ndjekjes së “rrugës diplomatike dhe parandalimit të grumbullimit ushtarak rus në kufijtë e Ukrainës”, tha Shtëpia e Bardhë pas kësaj bisede.

Biden ka ripërsëritur zotimin e tij për sovranitetin dhe integritetin territorial të Ukrainës dhe është zotuar për një “përgjigje të shpejtë” në rast të “agresionit të mëtejmë rus ndaj Ukrainës”.

Zyra e Zelenskiyt tha se presidenti ukrainas e ka ftuar Bidenin që ta vizitojë Kievin “në ditët në vijim”.

“Jam i bindur se vizita juaj në Kiev në ditët në vijim… do të ishte një sinjal i fuqishëm dhe do të ndihmonte në stabilizimin e situatës”, citohet të ketë thënë Zelenskiy, sipas njoftimit të lëshuar nga zyra e tij.

Biseda ndërmjet Zeleskiyt dhe Bidenit erdhi në kohën kur fuqitë perëndimore po i bëjnë thirrje Putinit që të ulë tensionet, teksa disa shtete u kanë bërë thirrje shtetasve të tyre të largohen nga Kievi, pas frikës se Moska mund të jetë në prag të ndërmarrjes së veprime ushtarake ndaj Ukrainës./REL



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *