• |
ide | kryesore

Tensionet Rusi-Ukrainë/ Presidenti Meta mbledh sot Këshillin e Sigurisë Kombëtare

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Ditën e sotme në orën 16:00 Presidenti Ilir Meta do të mbledhë Këshillin e Sigurisë Kombëtare për të diskutuar mbi situatën e tensionuar në Ukrainë.

Në mbledhjen e thirrur nga Presidenti nuk do të marrin pjesë Edi Rama dhe Olta Xhaçka, pasi mësohet se ata janë nisur për në SHBA për takimin e Këshillit të Sigurisë në OKB. Në vend të tij do të jetë zv.kryeministri Arben Ahmetaj.

Të pranishëm në këtë mbledhje do të jenë Shefi i Stabit, Bajram Begaj, Shefi i SHISH, Helindon Bendo, Ministri i Mbrojtjes, Niko Peleshi dhe Ministri i Brendshëm Bledi Çuçi.

Mbledhja vjen në pikën më kulminante të tensioneve mes Rusisë, Ukrainës dhe vendeve të NATO-s. Shërbimet inteligjente amerikane parashikojnë që brenda kësaj jave, potencialisht të mërkurën, Vladimir Putin mund të vendosë të ndërhyjë ushtarakisht me mbi 100 mijë trupa nga tre pozicione të ndryshme në Ukrainë për ta pushtuar këtë vend.

Lexo më tej:  5 pikëpyetje mbi Rusi – Ukrainë/ A jemi vërtet në prag të luftës 

SHBA dhe BE dhe vetë Ukraina po mundohen të qetësojnë situatën për të shmangur katastrofën. Një luftë të hapur mes Rusisë dhe Ukrainës do të destabilizonte të gjithë Europën dhe rendin aktual botëror. ©LAPSI.AL 

 



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *