• |
ide | kryesore

Zhvillimet në Ukrainë/ Përfundon mbledhja e Këshillit të Sigurisë Kombëtare

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Presidenti i Republikës, Ilir Meta, ka mbledhur ditën e sotme Këshillin e Sigurisë Kombëtare për zhvillimet në Ukrainë. Mbledhja e nisur në orën 16:00 ka zgjatur rreth 50 minuta. Të pranishëm kanë qenë Shefi i Shtabit të Forcave të Armatosura, ministri i Mbrojtjes Niko Peleshi, zv.kryeministri Arben Ahmetaj, deputetë, kryetari i komisionit parlamentar të sigurisë Nasip Naço, zv.ministrja e Jashtme Megi Fino, Drejtori i Shërbimit Informativ Shtetëror, Drejtori i Përgjithshëm i Policisë etj.

Kujtojmë se në mbledhjen e Këshillit të Sigurisë të thirrur nga Kreu i Shtetit nuk ishte i pranishëm kryeministri Edi Rama dhe ministrja e Jashtme, Olta Xhaçka, të cilët ndodhen në SHBA, ku do të marrin pjesë në Këshillin e Sigurisë të OKB.

Në fokus të kësaj mbledhjeje të thirrur nga presidenti ishte situata e tensionuar në kufirin e Ukrainës dhe paralajmërimet e perëndimit për një pushtim të mundshëm brenda pak orëve nga Rusia, ndërkohë që vetë presidenti i Ukrainës shprehet se nuk ka prova që Rusia do të pushtojë.



1 Comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *