• |
ide | kryesore

E japin të sigurtë në Madrid, Mbappé i mposhti: “Real klub i madh, por do jap gjithçka për Psg”

-Instant, Sport



Kylian Mbappe mposhti në minutën e 94 Real Madrid, që duhet, ose mund, të jetë skuadra e tij sezonin e ardhshëm. Sulmuesi francez, megjithatë, nuk dëshiron të dëgjojë për të ardhmen. “Bëhen shumë pyetje tani, Reali është një klub i madh, por unë jam i PSG-së. Do jap gjithcka dhe e kam treguar edhe në këtë ndeshje dhe do ta bëj edhe në kthim”, tha ai për Canal +.

“Ne donim të ishim gati për këtë mbrëmje, një ndeshje që të gjithë duan ta luajnë. Duhej të sulmonim menjëherë, pa u përfshirë nga euforia, por donim të fitonim. Jemi të kënaqur me avantazhin e lehtë, tani duhet të përgatitemi edhe për kampionatin dhe jemi të lumtur të bëjmë një ndeshje të mirë më 9 mars”, shtoi ai.

Për golin: “Isha i sigurt. Ishin dy lojtarë kundër meje, kishte hapësirë, mbrojtësi u kthye dhe unë gjeta hapësirë në mes. Më pas e vendosa topin nën këmbët e Courtois”. A do të luani për të fituar në kthim? “Ne duhet të luajmë për të fituar dhe PSG nuk është i denjë të luajë për asgjë tjetër përveç fitores. Konteksti do të jetë ndryshe, ne do të përpiqemi të bëjmë një paraqitje të mirë”.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *