• |
ide | kryesore

Gjykata urdhëron SPAK të hetojë kryebashkiakun e Vorës

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Kryebashkiaku i Vorës Gentian Picari u vu nën hetim pas vendimit të gjykatës së posaçme kundër krimit dhe Korrupsionit. Pas kallëzimit të partisë Lëvizja Socialiste për Integrim që akuzonte Picarin për shpërdorim detyre, grup të strukturuar dhe korrupsion në zgjedhje, prokuroria e posaçme vendosi të pushojë hetimet me argumentin se ai nuk ka kryer vepër penale dhe shpalli moskopencë duke dërguar dosjen në prokurorinë e Tiranës.

Por këtë vendim e rrëzoi gjyqtarja Irena Gjoka, duke urdhëruar prokurorinë e posaçme SPAK të kryejë veprime të tjera shtesë. Sipas hetimeve ka rezultuar se Picari në bashkëpunim me 3 ekspertë të vlerësimit të dëmeve të shkaktuara nga tërmeti i nëntorit, kanë ndryshuar ekspertizën për 43 banesa duke rritur fiktivisht dëmet.

Një tjetër verifikim që duhet të kryejë prokuroria ka të bëjë me shkarkimin nga detyra të administratorit të ujësjellësit të Vorës dhe punësimin e 73 personave, me urdhër të Picarit pak muaj para zgjedhjeve të 25 prillit.

Gjykata i ka lënë detyrë prokurorisë të provojë nëse ky veprim është bërë në kundërshtim me ligjin dhe vendimin e KQZ-së për të bllokuar të gjitha emërimet e reja para dhe pas zgjedhjeve. Në kallëzimin që LSI ka depozituar në SPAK pretendon se këto./ ABC



2 Comments

  1. Punesime , manovra me fondet e termetit , premtime per bdryshim demi e peremtime per punesim , blerje vote e gjithçka te bleshme . U perdor çdo manover e mundeshme per tjetersimin e votes dhe dinitetit te njeriut duke shfrytezuar pushtetin dhe forcen e parase . Keshtu veproje kudo sekti mavi dhe i gjati ine . Vetem e vetem qe te fitonte perdori çdo meskinitet , çdo menyre dhe mjet te mundeshem .
    “Keshtu bejne te gjitha “(Cosi Fan Tutte ) eshte nje film i Tinto Brass . Sa per dijeni Tinto apo Giovanni Brass eshte regjisor dhe skenarist italian i filmave erotik . E ktheve politiken ne prostitucion o i gjati ine . Ça ndryshimi ke ti dhe sekti yt mavi nga Tinto Brass dhe filmat e tij ?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *