• |
ide | kryesore

Rama ndryshe nga Basha: Duhen më pak njësi vendore, nuk ta jep reforma fitoren

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Ndryshe nga kreu i PD-së Lulzim Basha që kërkon më shumë njësi vendore në ndarjen e re territoriale, kryeministri Edi Rama ka shprehur idenë për më pak njësi.

“Mendoj që duhet të ketë më pak njësi vendore. Komisioni është aty për t’i diskutuar të gjitha këto dhe për të bërë më të mirën për vendin, nuk është aty për të nxjerrë kunj me njeri-tjetrin. Besoj që nga ana jonë do të vlejë për të ballafaquar argumentet, për të dëgjuar njeri-tjetrin dhe për të dalë në konkluzione që i shërbejnë vendit se nuk është për të…Jam gjithmonë me mendje të hapur”, tha Rama.

“Unë mendoj që ne mund të bëjmë çdo ndryshim, por në thelb reforma zgjedhore nuk të jep fitoren e zgjedhjeve në tavolinë.

Zgjedhjet fitohen në popull, duke marrë votat e njerëzve. Kështu që e bëjmë dhe një reformë tjetër, nuk është problem, jemi dhe këtu me mendje të hapur, por kjo nuk do zgjidhë problemin real që kanë ata që kërkojnë pas çdo zgjedhjeve të humbura komision të ri”, deklaroi kryeministri për VOA.



4 Comments

  1. Nje gje nuk arrij te kuptoj.
    Ne kete katrahur qe ndodhet opozita, cfar pretendon te arrij me keto gjasme reforma.
    Nuk ka reform qe ju siell ne pushtet keshtu si jeni katandisur. Po nuk u zhduken 2 personazhet kryesore berisha dhe basha. Nuk ka shpetim.

  2. Pseudo-opozita qe Rama nga ShBA i kujtoi marreveshjen e 2017 i ka keto komisionet e réformat qe shtron thjesht si fushate per zgjedhjet e 6 marsit dhe per te treguar se percarja e demokrateve na paska forcuar Lul Bashen.
    Edhe Sanco Panco, i Servantesit do te kishte zili

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *