• |
ide | kryesore

Rusia njofton tërheqjen e trupave, Perëndimi skeptik: Presim provat!

-Instant, Lajme, Planet



Rusia ka njoftuar se do të fillojë tërheqjen e një pjese të trupave nga kufiri me Ukrainën, por Perëndimi  është skeptik për situatën e krijuar tashmë në kufirin me Ukrainën duke theksuar se ka nevojë për më shumë prova dhe besueshmëri nga Moska, sipas BBC.

Menjëherë pas tërheqjes së një pjesë të trupave rusë, zëdhënësja e ministrisë se Jashtme të Rusisë ka akuzuar perëndimin se manipuluan me alarmin për një sulm të mundshëm rus mbi ish-republikën sovjetike.

Nga ana tjetër,  sipas një njoftimi të qeverisë britanike, Rusia duhet të tregojë më shumë prova për të treguar se ajo nuk do të pushtojë vendin. Ndërkohë kryeministri Boris Johnson pritet të mbajë një takim urgjent të martën për të diskutuar qëndrimin e Mbretërisë së Bashkuar ndaj krizës.



1 Comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *