• |
ide | kryesore

Suedi/ Rekomandohet doza e katërt e vaksinës anti-Covid për personat mbi 80-vjeç

-Instant, Arkiva, Planet



Drejtoria e Shëndetit Publik në Suedi ka rekomanduar dozën e katërt të vaksinës kundër COVID-19 për personat mbi 80-vjeç.

Në një deklaratë nga Drejtoria thuhet se përhapja e rasteve me COVID-19 në Suedi është ende intensive dhe se për parandalimin e përhapjes rekomandohet aplikimi i dozës së katërt për personat mbi 80-vjeç.

Doza e katërt është kërkuar që të merret pas 4 muajve për ata të cilët kanë kaluar këtë periudhë nga doza e tretë.

Për shkak të COVID-19 në Suedi ka arritur në 16.501 numri i viktimave ndërsa është rritur në 2.397.330 numri i rasteve.

Në vend kufizimet për COVID-19 u hoqën plotësisht me 9 shkurt dhe jeta është kthyer në normalitet.

Nga vendet e tjera skandinave, Danimarka hoqi fillimisht kufizimet më 1 shkurt dhe Norvegjia më 13 shkurt.

Qeveria e Finlandës ka njoftuar se në vend janë lehtësuar kufizimet kundër COVID-19 dhe se do të hiqen duke filluar nga 1 marsi.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *