• |
ide | kryesore

Tension Psg-Real për Mbappé, anullohet darka mes Perez e Al-Khelaifit

-Instant, Sport



Tensioni mes PSG dhe Real Madrid është ngritur në majë, në kuadër të raundit të parë të fazës eliminatore të Ligës së Kampionëve të planifikuar për sonte në Parc des Princes. Darka e madhe gala e planifikuar për të hënën në mbrëmje, në një restorant të famshëm në Ville Lumière mes Florentino Perez dhe Nasser Al-Khelaifi në fakt u anulua në momentin e fundit dhe u shndërrua në një drekë të thjeshtë kortezie joformale siç është zakon para sfidave evropiane. Gjithçka për shkak të presionit të pamëshirshëm të Blancos në lidhje me Kylian Mbappé dhe qëndrimeve të ndryshme në projektin Super League.

Një përplasje totale që konfirmon marrëdhëniet e tensionuara mes dy klubeve dhe rivalitetin jo vetëm në fushë për Champions League, por edhe në merkato dhe në “dhomën e butonave” të UEFA-s, për të projektuar të ardhmen e futbollit europian. Siç parashikohej, nga etiketa e sfidës së madhe evropiane, Nasser Al-Khelaifi dhe Florentino Perez duhej të takoheshin të hënën në mbrëmje në Guy Savoy, restoranti më i mirë në botë në vitin 2020, por më pas gjithçka u anullua. E darka u kthye menjëherë në një drekë kortezie shumë informale. Një detaj që nuk kaloi pa u vënë re në Francë dhe që, në pritje të verdiktit të fushës, gazeta spanjolle Sport e raportoi menjëherë, duke vënë në pah tensionin e madh mes presidentëve të PSG dhe Real Madrid pas tentativave të përsëritura këtë verë nga merengues për të sjellë Mbappe në Madrid.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *