Së fundmi janë zbuluar emrat e personazheve që do të prezantojnë , “American Song Contest”.
Bëhet fjalë për reperin Snoop Dogg dhe këngëtaren Kelly Clarkson. Reperi u shpreh se ndihej i entuziazmuar që do të prezantojë përkrah këngëtares. Po ashtu edhe Clarkson ka rrëfyer se është e lumtur që do të prezantojë një koncert si Eurovisioni.”Jam fanse dhe e dashuroj konceptin e Eurovision, jam e emocionuar që sjell fenomenin muzikor në Amerikë. Jam shumë e lumtur që punoj me Snoop Dogg dhe mezi pres të shoh çdo shtet dhe territor të përfaqësuar nga artistë që këndojnë këngët e tyre”, tha ajo.Spektakli pritet të fillojë më 21 mars në NBC, ndërsa finalja e madhe do të jetë më 9 maj.
