• |
ide | kryesore

10 orë mbledhje/ Debate të ashpra PS-PD për inceneratorët

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Pas një mbledhjeje maratonë të komisionit hetimor parlamentar për inceneratorët që zgjati gati 10 orë dhe ku mbizotëruan debate të ashpra mes deputetëve të PS dhe të PD është bërë e mundur marrja e dëshmisë së disa dëshmitarëve. Mes tyre, para komisionit doli edhe kreu i bashkisë së Elbasanit Gledian Llatja si dhe Reida Kashta, Drejtore e Agjencisë së Prokurimit Publik.

Në përfundim të mbledhjes Kryetarja e Komisionit, Jorida Tabaku akuzoi PS se është bërë mburojë e marrjes së dëshmitarëve në pyetje.

“Sot zyrtarët që ishin në komision, të gjithe të përfshirë në procesin e koncesionit të Elbasani, të Fierit dhe të Tiranës, të gjithë të friksuar nga ligji, të gjithë të frikësuar nga komisioni hetimor, të gjithë të frikësuar për këtë aferë të jashtëzakonshme. Besoj se përgjegjësit janë të qartë, ne çdo ditë po i denoncojmë faktet” – tha Tabaku.

Në krahun tjetër PS reagoi me anë të deputetes Anila Denaj që i bëri thirrje opozitës në komision të lërë dëshmitarët të shprehen dhe jo të japin deklarata spekulative dhe të parakohshme në lidhje me hetimin.

“Paralelisht me Komisioni Hetimor SPAK është duke ndjekur me dëshmi dhe prova për të dalë në veprime konkrete. Kjo e bën të pamundur që dëshmitarë e thirrur nga SPAK e kanë të pamundur të kontribuojnë për një proces që mund të jetë në dëmtim të organit të akuzës” – tha Denaj. ©LAPSI.al



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *