• |
ide | kryesore

A do të shpallet non grata Meta nëse shkarkohet? Rama përgjigjet nga SHBA

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit
Meta



Edi Rama u pyet nga gazetarët në SHBA, nëse Presidenti Ilir Meta do të shpallet ‘non grata’, pas shkarkimit nga Gjykata Kushtetuese.

Rama tha se kjo nuk kërkon një analizë shumë të thellë, por tha se nuk do të vijonte të bënte koment sa kohë që pritet një vendim nga Kushtetuesja në ditët në vijim.

Rama u shpreh para gazetarëve se ky është momenti që Gjykata Kushtetuese, të kthejë në shinat e duhura respektimin e Kushtetutës, përfshirë dhe nga institucioni i presidentit.

“Të tjerat janë analiza që nuk janë të vështira për tu bërë, kur ndjek me kujdes dinamikën, duke qenë se Ilir Meta është në gjykim, nuk do të doja që të hyja në këtë grackë që ma ngrite me shumë buzëqeshje. Gjykata Kushtetuese ka nderin që të vëjë në vend, nëpërkëmbjen e Kushtetutës”, tha Rama.



1 Comment

  1. Kur Rama flet per Kushtetuten, te cilen qe nga viti 2008,fill pas Gerdecit, e ka bere si fletore bakalli dhe ndryshuar me deputetet e “kerperatave”, apo te bunkerit te Lulit, edhe vendimi i Gjykates Kushtetuese behet i paqarte per cdo qytetar normal.
    As ata qe perkthyen modelet per hartimin e saj nuk do gjenin me punen e tyre, te miratuar me referendum me 1998,pa PD.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *