• |
ide | kryesore

Ç’po ndodh në PD/ Basha mbledh grupin parlamentar në mbrëmje

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Në Partinë Demokratike po zhvillohet në këto momente një mbledhje e grupit parlamentar në një orar të pazakontë. Lulzim Basha ka mbledhur deputetët rreth orës 20.00 të mbrëmjes së të mërkurës në selinë blu.

“Në orën 20:00 do të zhvillojmë mbledhje grupi. Deputetet që janë të angazhuar në fushatë, mbledhjen respektive te shtabit mund ta zhvillojnë më herët në mënyrë që të jemi prezentë të gjithë në mbledhjen e grupit. Ju faleminderit” – thuhej në mesazhin për deputetët e PD.

Burime nga selia blu thanë se në fokus do të jenë zhvillimet në seancën e Kuvendit që mblidhet të enjten dhe ku pritet të miratohen anëtarët e 2 komisioneve parlamentare për reformën zgjedhore dhe territoriale.

Në seancë pritet të votohen edhe bashkëkryetarët e këtyre dy reformave. Nuk dihet pse Basha zgjodhi këtë orë të vonë për të bërë mbledhjen pasi edhe kur ka pasur vendime më të rëndësishme, siç ishte ai për zgjatjen e afatit të komisioneve të vetingut, deputetët u mblodhën vetëm 1 orë para nisjes së seancës. ©LAPSI.al



4 Comments

  1. Deputet e basha v1 si murrizi rudina jenisheri kerperata

    Jane zevendesuar me basha v2 spikat dash sula, mziu, bardhi, salianji, gridareee ooo, burri i marsides, gjekmarkagjeku, tabakaja e inceneratoreve etj etj kurva dhe kurvicka me tutor ramen …

    Ti beni te fala kimetes, sic i ben murrizi rudina gjuzi etj etj personazhe komik te opozites basha v1

    Bythen e shitet vete apo ua shiti basha??

    Dmth basha ju punon ne parlament apo ju punon direkt bosi rama?

    1. Mos punon zotrote pastrues në zyrat e Lal Plehut, se ai shquhet për këtë fjalor rrugaçëror banal me të cilin të duket sikur po komenton ?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *