• |
ide | kryesore

Dy ide/ Zheji dhe Lubonja përplasen për rolin e SPAK në hetimin e inceneratorëve

-Instant, Arkiva, Kryesore



Fatos Lubonja dhe Artur Zheji kanë përplasur mendimet për rolin e SPAK në hetimin e aferës së mbi 430 milionë euro të inceneratorëve. Në emisionin “Pikat mbi I”, i pari është vënë në rolin e atij që e sheh gotën gjysëm bosh, ndërsa i dyti në rolin e atij që e sheh gjysëm plot.

Lubonja ka mbajtur rolin e kritikëve të reformës në drejtësi, duke theskuar se nën një regjim nuk mund të ketë prokurorë dhe gjykatës të pavarur. “Natyrisht, mund të bëhet ndonjë arrestim, si ai i Lefter Kokës, se nuk jemi në periudhën e diktaturës dhe e ruajmë ende fasadën e një sistemi demokratik me media të lira dhe gjyakata të pakapura, por kjo shërben vetëm për të hedhur hi syve. Po ju them vetëm një shembull- vazhdoi Lubonja- ish ministri Lefter Koka akuzohet nga Spak se ka përvetësuar 3 milionë euro në një aferë që i kushton shqiptarëve mbi 400 milionë”- tha ai duke lënë të kuptohet se edhe sikur ai të dënohet, nuk do ndëshkohet as 1% e një afere 430 milionëshe.

Pra gjysma e gotës bosh justifikohej me bindjen se as Komisini Hetimor i opozitës dhe as SPAK nuk do të bënin drejtësi për  grabitësit e vërtetë të kësaj afere të organizuar nga një bandë, që sipas Lubonjës “po djeg Shqipërinë”.

Lexo me tej:

Shoqata e ndërtuesve: Bashkia Tiranë na shantazhon t’i çojmë dherat në incenerator

Artur Zheji ishte pak a shumë në linjën e Lulzim Bashës, që me gjithë rezervat që kanë, duan të shikojnë një drejtësi që ka filluar të funksionojë. Kur bashkoi votat me Ramën për të votuar zgjatjen e komisioneve të Vettingut, Basha argumentoi se gjithësesi deri më tani dy ministra të Ramës ndodhen në burg, duke mos përmendur ata që janë të lirë. Në të gjithë propagandën e saj, PD-ja zyrtare i mëshon idesë se tani që ata bënë kurban Berishën tek amerikanët, këta të fundit do t’u dhurojnë në kamaren e turpit, kokat e qeveritarëve të korruptuar socialistë.

Nisur nga kjo hipotezë, edhe Zheji e sheh gjysëm plot gotën e SPAK. Në debat ai përmendi ministrat që janë në burg, drejtorët që janë në arrati dhe personazhet hipotetikë që ndihen të friksuar dhe kanë filluar të mbajnë me vete rroba të trasha. Por pavarësisht nga të gjitha këto pirueta, Artur Zheji i bishtnonte me këmbëngulje një pyetje të thjeshtë: a kanë shprese qytetarët shqiptarë se mund të bëhet drejtësi për këtë vjedhje ditën për diell?

Andi Bushati:Inceneratorët që po djegin mbetjet e opozitarizmit

Lapsi.al vendosi ta raportojë këtë debat, pasi ai ngërthen në vetvete dy rryma mendimi që gëlojnë sot në mjediset e kritikëve të qeverisë. E para është ajo se, me një pushtet që ka kapur gjithçka, as SPAK dhe as askush nuk ka shanc të zbardhë të vërtetën e plotë të një krimi. Dhe e dyta, është ajo që propagandon opozita e vulës se, duke dëgjuar ndërkombëtarët, gjërat do të bëhen më mirë deri në rrëzimin e Ramës.

Këtë version mbronte edhe Zheji që argumentoi se kur zullumi trashet shumë ai merr dhe vete edhe kokën e zullumqarit. Por emisioni “Pikat mbi I” u mbyll me batutën e Lubonjës: “Edhe Stalini bëri zullume të mëdha, por ata që u ankuan të parët për krimet e tij, e duruan deri sa vdiq”.

©Lapsi.al 



12 Comments

  1. Perle komenti per Stalinin.

    Pasi te vdesesh fillojne te shajne, turp per shqipetaret e shembulli me I mire eshte diktatori Hoxha.

    Vetem qo vite mbasi vdiq atehere e shane

    1. Edhe Stalini bëri zullume të mëdha, por ata që u ankuan të parët për krimet e tij, e duruan deri sa vdiq

      edhe per enverin qane e vune kujen, si sot i kujtoj njerezit e merzitur, televozori qe nuk hapej, pike muzike, asnje e qeshur , nje jave zi u mbajt per enverin

      si thote fitim makashi tek filmi vdekja e kalit, agron u perpoqa por ti e di sistemi ….

  2. YMER GELBAZA KELLIRA JA FUT KARIN NE BYTH FRROK CUPIT,KOL SALLAKU SKYPE DHE MET VELIUT thotë:

    YMER GELBAZA KELLIRA JA LEPI QIMET E BYTHES FATOS LUBONJES ,ANDI BUSHATIT,ARMAND SHKULLAKUT ENTON ABILEKAJ DHE SALI BERISHES

  3. SPAK eshte nje mashe ne doren e palloshit .
    Po nuk shkuam tek dhuna , skllever do ngelemi gjithmone.
    Do na vjedhin e do na perçmojne gjithmone dhe te keqinjte do jemi po ne .
    Duhet REVOLUCION me dhune .
    Ky eshte ilaçi per kurvat e politikes dhe sidomos per keto kryekurvat mavi.

  4. Unë jam në mbështetje të Zhejit pasi “revolucionarët”, jam i bindur se nuk do ta sakrifikonin jetën e tyre për drejtësinë, por ju bëjnë thirrje të tjerëve ta bëjnë këtë.
    Keni parë ndonjëherë “revokucionarët” e tipit Lubonja apo Bushati që të dalin e të rrezikojnë jetën e tyre në protesta të dhunëshme kundër regjimit të korruptuar ?
    Për mua jeta e një njeriu vlen shumë më tepër se miliona euro.
    Nuk do të desha të kisha as 430 niiionë euro, para jetës së fëmijve të mij, por nuk do të desha ti kem k.
    këto para, edhe me humbjen e jetës së 430 shqiptarëve.
    Fillozofitë me gota gjysëm të mbushura e gjysëm të zbrazura , kur bëhet fjalë për revolucione që shkaktojnë miliona viktima në njerëz,, jo vetëm që janë marrëtira , por janë teori antihumane. çnjerëzore e bile kriminale maltuziane.
    Duke nos qenë kundër revolucioneve të dhunëshme, kjo nuk do të thotë se jam kundër protestave ndaj padrejtësive, po ama protesta të fuqishme masive që mund të paralizojnë edhe një regjim diktatorial kriminal e jo nxitje verbale të dhunës, duke qenë vetë një burracak

    1. Jeta e njeriut kur shkon drejt “zvarritjes si krimb”,nuk vlen asgje.
      Nuk jetohet pa dinjitet,nuk behet fjale vlen jeta e njeriut,apo 430 miion €.
      Zheji e ka ne terezi,kushedi me sa eshte shperblyer qe ktheu 180°.
      Por edhe gjume nuk flihet perjetesisht,prandaj kemi perfunduar ne kte derexhe.
      E dini qe demi dhe kau jane e njejta kafshe?
      Por demi eshte origjinali,ndersa kau eshte i tredhur,e keshtu leron token,urte e bute.

      1. Nuk eshte Fitim Makashi tek ai film, eshte Niko Kanxheri. Megjithate kjo pak rendesi ka, rendesi ka batuta dhe konvertimi i personazhit nga enverist ne demokrat

    2. Zheji, ti je?

      Nuk po thote njeri qe te vrasim veten x apo y per Bushatin, por te dine ca eshte protesta dhe kur duhet protestuar. Mos na jep mend te gjitheve o pult-mbajtes, se vetem juve ju kam pare qe mereni me analistet.

  5. Trim nuk është ai që leh e ndërsen të tjerët, po ai që i del vetë me gjoks padrejtësisë duke sakrifikuar edhe jetën e tij.

  6. zhei eshte inteligjent ka njohuri por eshte njeri i keq ne zemer e shpirt.bethe lepires i rames e sosialisteve (komunisteve) tradite familjare.kam shume te ndute kur e shoh,

  7. gjyshërit dhe stërgjyshërit e tij, kanë djegur kishën dhe i kane përzënë nga fshati. Pleqtë e malësisë së Gjakovës e kanë thënë; E keni marrë vesh kush është vendosur në krye të shtetit?

    Një njeri nga familja që ka djegur kishën, nuk e lëshon pushtetin pa djegur tre herë Shqipërinë! Është fatkeqësi për kombin tonë, që ky njeri është vendosur në krye të pushtetit.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *