• |
ide | kryesore

Fotot që shqetësojnë kryeministrin/ Lefter Koka në krahun e djathtë të Ramës në inceneratorin e Elbasanit

-Instant, Arkiva, Kryesore, Lajme



Ndër fotot që u shkrepën në ceremoninë e inaugurimit të inceneratorit të Elbasanit, në Prill të 2017, Lefter Koka del herë në krahun e djathtë të Edi Ramës, herë në të majtin. Por kur flet për aferën e inceneratorëve, Edi Rama përdor disa shprehje ku bie në sy përpjekja për ta spostuar ish-minitrin. Nga krahu i djathtë, Lefter Koka del pas shpinës së kryeministrit. Një spostim që bie në sy, kur kryeministri flet për abuzuesit e aferës së inceneratorëve.

“Nëse në këtë punë të mirë ka pasur edhe individë që mbrapa shpinës së qeverisë, kane abuzuar me pushtetin e tyre, për të nxjerrë përfitime të paligjshme, këtë e nxjerr hetimi dhe gjykimi i drejtësisë, jo propaganda politike apo balta mediatike!” shkruajti Rama në replika me një komentues në Facebook.

Barrën e abuzimit, kryeministri ia lë mbi supe ish-vartësit, që sot ndodhet në spitalin e burgut me akuzën se mori 3.6 milion euro ryshfet nga kompanitë e Klodian Zotos dhe Stela Gugalles. Qëllimi është që vjedhja e miliona eurove, të paraqitey si episod i izoluar, për të cilin Rama nuk di gjë dhe jo si një ndërmarrje në grup, që u krye nga e gjithë organizata.

Edhe në intervistën me Zërin e Amerikës, Rama i qëndroi të njëjtës linjë, kur foli për abuzimet si “veprime të dyshuara individësh të caktuar që mbeten në suazën e përgjegjësisë individuale”.

Por historia e kalimit të miliona eurove drejt kompanive të inceneratorëve tregon krejt të kundërtën. Afera nuk ishte një rast i izoluar i një ministri, as një episod i veçuar me përgjegjësi individuale. Vjedhja me inceneratorët përfshiu dikastere të ndryshme nga maja e piramidës shtetërore deri në kryebashkiakë dhe drejtorë drejtorish.

A e dinte shefi i qeverisë që Lefter Koka inicioi një afere korrupsioni? Apo ministri ia punoi pas shpine kryeministrit të ngratë? Ka disa momente që tregojnë se Rama nuk ishte aq i paditur.

Momenti i parë është dokumenti me firmën e vetë Edi Ramës, që është dorëzuar në SPAK nga kallëzimi i LSI-së. Kryeministri Rama ka firmosur për lejen e ndërtimit të inceneratorit të Elbasanit, në funksionin që mban si kryetar i Këshillit Kombëtar të Territorit. Në të janë edhe firmat e Lefter Kokës, edhe të Eglantina Gjermenit. Shkresa, sipas kallëzimit në SPAK, tregon se kryeministri ishte në dijeni të procedurave për ndërtimin e impiantit.

Momenti i dytë është shpejtësia me të cilën u vu në lëvizje qeveria në datën 16 Dhjetor të vitit 2017. Brenda një dite u depozitua oferta e pakërkuar nga një kompani anonime për inceneratorin e Elbasanit. Po atë ditë u hartua kontrata 40 faqe dhe që u firmos brenda ditës, për të marrë po brenda të njëjtës ditë mendimin e ministrive të tjera dhe për ta shpallur kompaninë fituese pa garë. Të nesërmen kryeministri ta kishte gati shkresën në tryezën e tij.

Kjo shpejtësi e rrufeshme me të cilën u lidh kontrata për kompaninë anomine që mori 21 milion euro për inceneratorin e Elbasanit është ndoshta prova më e fortë që qeveria punoi si një ansambël për të vënë në jetë aferën e korrupsionit. Dihet se vetëm kryeministri ka fuqinë për ta vënë në lëvizje në të njëjtën kohë ansamblin e ministrive.

Momenti i tretë, që implikon kryeministrin Rama është sjellja e tij, kur Lefter Koka dorëzoi mandatin e deputetit. Pak pasi Partia Socialiste fitoi zgjedhjet e 25 Prillit, Koka dha një shpjegim gjysmak, sikur mbyllte një cikël, për vendimin që mori. Në një atmosferë të pashpjegueshme, kryeministri Rama e pranoi në heshtje dorëzimin e mandatit të deputetit të Durrësit dhe respektoi Kodin e Heshtjes. Pikërisht kjo heshtje e Ramës, fakti që ai nuk u distancua por ende sot ruan një qëndrim të kujdesshëm për ish-bashkëpuntorin e tij, tregon se kjo është një vepër që shkon përtej Lefter Kokës, por që duhet të mbetet tek vetëm një “kokë turku”.

Lexo edhe: Inceneratori i Tiranës/ Dokumenti me firmë që akuzon Veliajn

Lexo edhe: Investigimi/Dalin dokumentat, si u vu qeveria në shërbim të koncesionarit të inceneratorëve

Lexo edhe: Inceneratorët/ Rama shpërthen kundër Zërit të Amerikës: Krijon panik me qëllim, bën propagandë armiqësore!

Kreu i qeverisë gjithnjë ka refuzuar të flasë për procedurat e dhënies së koncensionit për impiantin e përpunimit të mbetjeve. Kur është pyetur Rama është përgjigjur me pyetje: “A keni parë ndonjëherë hajdut 2 metra?”/Lapsi.al



11 Comments

  1. 1 YMER GELBAZA KELLIRES ,FRROK CUPIT,CARLO BOLES BOLINO APO MET VELIUT? thotë:

    ZOTI BUSHATI CILIT I KISHIT BERE SHURREN NE SURRAT PER PERPARA

    1. Nuk është asgjë fotoja e Ramës me Terin në inagurimin e inceneratorit.
      Videoja që ka bërë me Ter Kokën kur çakërqejf nga alkoli i bënin thirrje Nasip Naços që tju bashkoheshte, është pamja më e neveritëshme e më demaskuese për te.
      Mandej pat qarkulluar edhe një video ku Rama kishte organizuar një mbledhje të Partisë socialiste, në restorantin e një hoteli të nja nga kapobandat mafioze të Elbasanit, që shumë shpejtë u hoq nga qarkullimi në mediat.

  2. Vodhe ne shendetesi , ne fasada , ne rruge , ne ndertime , ne zgjedhje , me termetin , me pandemine , e bere balte me inceneratoret dhe tani ke filluar te grabisesh edhe shtepiat e token e fukarait . Nuk u ngope o lubi qe mos u ngopsh kurre ? Nese ka individ qe ka abuzuar pafundesisht dhe ne menyre permanente me pushtetin , biles e ka bere balt fare , ai je ti o i gjati ine . Ngado qe te te kapesh vjen era qelbesirllik , ngado qe te te prekesh je kalbesire ne abuzim dhe hajni . Ti nuk ke vjedh , ti ke grabitur biles ke grabitur me hir e me pahir gjithçka qe te ze syri e dora . Ashtu si ke abuzuar ti me pushtetin o i gjati ine nuk kane abuzuar te gjithe pushtuesit(nder shekuj) te marre se bashku . Nese do te kishte drejtesi ti sot do ishe ne burg . Por meqenese drejtesi nuk ka athere trembju te Madhit Zot . Ndoshta vonon , por e sigurt qe nuk harron . Gjysmen e lekut ke per ta marre edhe ti o gjatosh .

  3. gjyshërit dhe stërgjyshërit e tij, kanë djegur kishën dhe i kane përzënë nga fshati. Pleqtë e malësisë së Gjakovës e kanë thënë; E keni marrë vesh kush është vendosur në krye të shtetit?

    Një njeri nga familja që ka djegur kishën, nuk e lëshon pushtetin pa djegur tre herë Shqipërinë! Është fatkeqësi për kombin tonë, që ky njeri është vendosur në krye të pushtetit.Salih karaxhic berisha ka dale ne foto me tegjithe kriminelet e ketyre 30 vjeteve i fundit Lumneshi

  4. Harxhohen $$$$ per fasaden qe KY I MADHERISHMI ti mbushi mendjen vetes qe eshte ashtu,Por populli e din kush eshte se ka dale zbuluar si asnje here tjeter!!!! thotë:

    Vazhdon te beje qokat me paret e shqipetareve sot I dhane nje kornize qe I ka kushtuar Shqipetareve$$$$$$ Dhe sigurisht foli per GRATE !!!Po per cilat hrs ato qe ka rrahur apo per ato gra qe i quan KURVA I shan pa pike turpi ky monter me shume MASKA!!’ Sot ka perdhosur nje tempull dije me paraqitjen e tij!!’Valle keto nuk e njohin kush eshte ky njeri ? Por kot nuk thone me para te vjedhura blen gjithe ka!!!

    1. Per dashurine qe kane per Mentorin e tyre shkaterruan dhe vodhen gjithe vendin!!!!! thotë:

      Qoken e fundit e ka ne nje dhome te mbyllur me mentorin e tij dhe zonjen Madewell mund te jete dhe delja Delina pra tani kane kaluar katershe Imagjinoni nje feste te vertete !!!! I takon apo jo ?Le te gezohen dhe shqipetaret per familjen Mbreterore!!!Se Shqiperine e coi per lesh per tekat e tij dhe te zonjes Madewell!!!

  5. Po ajo dihet qe ramuti pyetet edhe per pastrueset neper administrate e jo me per miljona euro.
    Gjithsesi ropt ne podh patronazhistave, rilindsave, komunistave dhe moterqirit gjatosh

  6. Pyet fort Rama se po i publikohet një foto me Lefter Kokën.
    Ai doli nudo në plazhet e Francës dorë për dore me një sorroiste, burrin e së cilës e emëroi më vonë ministër të mbrendshëm, e pikërisht pas këtij skandali fitoi për herë të tretë si kryetar i bashkisë së Tiranës..
    Atij i është mbushur mendja top se e duan të gjithë shqiptarët, si femrat ashtu edhe homoseksualet, prandaj edhe e ka mbushur qeverinë me femra, i bindur se do ti binden atij verbërisht.
    A ka ofendim më të madh, edhe për ministret femra, sesa thirrjet që ju bën ai “grave të demokratëve” që të braktisin burrat e tyre e ti bashkohen atij ?
    Ka vënë një “ministre të parlamentit” që si detyrë të saj ka ” mbrojtësen e pallë-mentit” kryeministër.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *