• |
ide | kryesore

Kanye West i kërkon falje publike Kim pas deklaratave në rrjetet sociale

-Instant, F1, Paparazzi



Reperi i njohur,Kanye West i ka kërkuar së fundmi falje publike Kim Kardashian pas deklaratave të bëra për lidhjen e saj me Pete Davidson.

Përmes rrjetit të tij social,Instagram, Kanye ka rrëfyer se ka fshirë të gjitha postimet e bëra për ciftin dhe se ndihet keq për ngacmimet drejtuar Kim.”Po punoj që të jem më i përmbajtur në komunikim.Mund të kem nevojë për një ekip të përbërë nga persona të aftë në komunikim, organizues dhe drejtues.Faleminderit të gjithëve që më suportoni. E di që publikimi i mesazheve dhe fotove ishte shokuese dhe lënduan Kim.Mbaj përgjegjësi. Po përpiqem të mësoj nga gabimet e mia. Të jesh një lider i mirë fillimisht duhet të jesh dëgjues i mirë”, shkruajti reperi në postim. Në postimet tashmë të fshira, West i kërkonte publikisht Kardashian të rikthehej me të si dhe ofendonte komedianin duke e kërcënuar se nuk do e lejonte të takohej me fëmijët e tij. Gjithashtu, ditën e Shën Valentit , ai i dërgoi Kim një kamion me lule ku shkruante: “Qëllimi im është i pastër”. Themeluesja e “Skims” ende nuk ka reaguar ndaj faljes së tij.Sipas burimeve, ajo po përpiqet të mbaj distancën me Kanye dhe uron që ai të jetë i lumtur dhe të ecë përpara në jetën e tij.

https://www.instagram.com/p/CaAeGzUPdz2/



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *