• |
ide | kryesore

Komisioni për Reformën Zgjedhore, nis tallja me votën e emigrantëve, PS e liston mes ‘objektivave strategjikë’

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Klasa politike shqiptare është bërë qesharake me ritualin e paszgjedhjeve të radhës; Ngrihet një Komision për Reformën Zgjedhore. Kështu ka ndodhur edhe me 10 shkurt të këtij viti kur opozita dhe mazhoranca kanë rëndë dakord për ngritjen e komisionit që do të bëjë një reformë tjetër zgjedhore.

Por veç kësaj artikulohet më të madhe vota e emigrantëve, një refren ky i përsëritur nga Partia Socialiste prej së paku 13 vitesh. Të njëjtën gjë ka bërë sigurisht edhe Partia Demokratike, por në fianle palët ia pasojnë topin njëra-tjetrës për gjoja dështim të miratimit të këtij elementi të rëndësishëm.

“Vota e emigrantëve shqiptarë dhe që sipas tij është një prej objektivave strategjikë të Partisë Socialiste dhe që lidhet me mjedisin dhe me kornizën e zhvillimit të zgjedhjeve në Shqipëri”, ka thënë sot Taulant Balla, kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste.

Në thelb as PS dhe as PD, LSI jo e jo, nuk e duan votën e emigrantëve në asnjë palë zgjedhje. Preferojnë më shumë t’i sjellin ata me autobusa e avionë sepse në këtë mënyrë i intimidojnë më tepër dhe ia kontrollojnë votën sesa t’iu japin të drejtën ta hedhin votën e tyre me postë apo elektronikisht.

Vota e emigrantëve shqiptarë nëpër botë është më pak e kontrollueshme, qoftë edhe me patronazhistët e “Rilindjes”. Emigranteve nuk iu bëhët kaq kollaj presion me një vend pune në Shqipëri dhe as mund ta shesin votën për një thes me miell. Pikërisht për këtë klasa jonë politike i ka lënë ata mënjanë nga vendi amë, duke pranuar prej tyre vetëm dërgesat për ekonominë shqiptare, por i refuzojnë paturpësisht të drejtën e votës. Edhe ky komision i reformës zgjedhore mos prisni të sjellë ndonjë gjë të re në këtë drejtim. Thjesht do bëjnë sikur duan t’u mundësojnë emigrantëve të drejtën e votës në pranverën e vitit 2022.  ©LAPSI.al



6 Comments

  1. Ai po e bën këtë gjë jo vetëm në Shkodër, por kudo, në Durrës, në Vorë, në Lushnjë dhe Dibër. Duke qenë qiraxhi në shtëpinë e Ilir Metës dhe duke pasur të qartë të ardhmen e tyre të përbashkët, ai nuk po kërkon kryetar bashkie më 6 mars, por mbijetesë politike për të hedhur rrënjët e një partie të re anti-amerikane.

    1. Lere Mero Bazen te lehe i qete, mos ia merr te lehurat nga goja o subjekt i inceneratoreve i ores 15:22. Kaq poshte ka rene fantazia juaj saqe vetem te kopjoni Mero Gelbazen, funderrinen e gazetarise dini. Dhe kulmi eshte se tani mbroni Bashen. Ne fakt ketu nuk keni faj. Basha eshte ai qe iu ben te fitoni nje kastravec dhe dy domate ne dite duke mbajtur ne pushtet kryehajdutin e Shqiperise.

    2. O po kur ju lindi kjo dashni kaq e madhe per Ameriken ju mer komunista muti?:) O ju qifsha baxhellat ne gop mer plena. Skeni faj se dikur e shanit Lulin kur 7*7 i bente 42, ndersa tani qe 7*7 bejne 5004, jeni sul gjithe sufllaqet ne sulm duke e mbrojtur:).

      Berisha po jua cjerr masken e do jua cjerre o LGBTQ-ista.

  2. Ne rastin tone (Shqiperi),emigrantet as qe duhet te pranojne te votojne,per partite politike,te cilat vijojne politiken antiemigrant,per cfaredo sfere,por qe kerkojne prej tyre,vetem parate qe sjellin per njerezit e familjeve te tyre,por te sjellin edhe parate e fituara ,ne vendet ku jetojne,dhe te mbushin boshlleqet qe Rama me shoke,krijon,duke paguar PPP,koncensionet dhe menyrat e ndryshme te vjedhjeve qe kryhen,prej tyre.Emigranti,te shikoje punen e vet,te permiresoje statusin ne vendin ku jeton dhe te ndihmoje,me sa mundet familjen e mbetur ne Shqiperi.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *