• |
ide | kryesore

Mediat belge për bossin shqiptar të kokainës: Dubai refuzon ekstradimin e Eldi Dizdarit në Itali

Arkiva, Lajme, Të fundit



Eldi Dizdari, bossi shqiptari i drogës i arrestuar në Dubai nuk do të ekstradohet në Itali.  Këtë e konfirmojnë mediat belge, sipas së cilave, Emiratet e Bashkuara Arabe nuk kanë lejuar ekstradimin e Dizdarit i njohur gjithashtu edhe si Denis Matoshi, por edhe të kriminelit të famshëm të Camorra-s, Rafaele Imperiale.

Dizdari përfundoi në mediat belge si analogji e një tjetër bossi droge të arrestuar në Emirate, por që nuk do të ekstradohet në Belgjikë. Eshtë fjala për Farhan Bouzambou.

Përgjithësisht Emiratet e Bashkuara Arabe kanë një politikë të tillë që i refuzojnë ekstradime të tilla, pasi pranojnë në heshtje aktivitetin kriminal të këtyre grupeve në këmbim të investimeve ne pasuri të patudshme.

Si Dizdari në Dubai fshihen edhe njerëz të tjerë të botës së krimit nga Shqipëria.  Eldi Dizdari është gjithashtu bashkëshorti i modeles dhe ish-missit, Suada Sherifi. Martesa e tyre u krye në fshehtësi pak vite më parë.

©LAPSI.al

 



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *