• |
ide | kryesore

Situata e nderë/ Deklarata e shefit të NATO-s: Jemi gati për më të keqen

-Instant, Arkiva, Planet
jens stoltenberg.jpg



“Ne punojmë shumë për më të mirën, një zgjidhje politike paqësore, por jemi gjithashtu të përgatitur për më të keqen që Rusia pushton edhe një herë Ukrainën,” thotë shefi i NATO-s Jens Stoltenberg.

Ministrat e Mbrojtjes të NATO-s po marrin pjesë në një takim dy-ditor në Bruksel, i cili fillon sot dhe ka në fokus zhvillimet në kufirin Rusi-Ukrainë si edhe rrezikun që paraqesin politikat e Putinit ndaj Evropës.

Sekretari i Përgjithshëm, Jens Stoltenberg, i cili po kryeson bisedimet, u tha mediave se NATO është e gatshme të bisedojë nëse Rusia është e gatshme t’i japë një shans diplomacisë duke shtuar se nëse kjo nuk ndodh, atëhere aleanca është gati edhe për më të keqen.

Ai thotë se numri i trupave ruse në kufirin me Ukrainën vazhdon të rritet dhe pritet të vijohet me të njëjtën ecuri.

“Ne u bëjmë thirrje atyre që të bëjnë atë që thonë dhe të ulin realisht tensionet. Ulje e tensioneve do të thotë që tërheqja e trupave ruse të jetë reale për të shmangur çdo konflikt në Evropë”, shton ai.

Stoltenberg thotë se Rusia ka avancuar shumë duke dërguar në kufi pajisjet ushtarake dhe tani thotë se po tërheq forcat ushtarake.

“Ata mund ta rikthejnë personelin shumë shpejt dhe shumë lehtë”, tha ai duke shtuar se NATO duhet të shohë një tërheqje të qëndrueshme nga Rusia.



2 Comments

  1. Zgjilljet i dha Zoti me Krijim dhe Udhezim.ne njerezve si krijesa te tije nese i respektojme. Dhe angazhohet sipas tije perfiton nese zgjilljet i kerkojn sipas interesit.njeriu ka ego pa fund sikur njerit ti jepet toka me pasurit e saj nuk ngopet po kaq sa jemi nuk mjafton as gjithsija.ne fakt te gjith kemi vetem nje shtepi te perbashket token ku ekzistenca dhe jeta ne te funksionon sipas nje rregulli te caktuar dhe kur ky rregull nuk zbatohet.ne mezin njerzor fillojn problemet .le te flasim si te deshirojme .puna me fakte eshte e verteta qe na etikon te gjitheve kush jemi.dhe ne fund vjen pyetja duke par qe e verteta funksionon vetem me rregull mas.drejtesi hak per hir te jetes qe e duam te gjith .lumturin qartesin gjallerin sigurin paqen shpresen zgjilljet shpetimin.per veten duke par qe qe tia arrim duhet pranojm se funksionojn si unitet a duhet ti sherbejme keti uniteti funksioni si per veten per te gjith dhe te ndjehemi mir por koha me fakte rrit bindjen dhe kundershtaret i fut ne izolim.si anti jet anti njerzor anti dobi antivlere..komenti behet si kujtes njerzore ku nese ka angazhim dobin e ka me te malle se demin per shumicen njerzore

  2. Nese dikush do me pyeste.a ekzistojn .gjitha zgjilljet per te cilat njerzit kan nevoj pergjigja 100%eshte po se ai qe krijoj problemin ka kriju dhe zgjilljet.por kjo varet nga angazhimi njerzor per ta kuptuar pranuar dhe angazhuar.cfo mendim fjal eshte krijim qe si pasqyrim ka mundesit krijesat kurse angazhimi jon quhet pun veper.te gjitha bashk funksionojne me rregull mas form te percaktuar sipas vullnetit zotit jo deshires ton qe ta arrim duhet ti pershtatemi.I MALLI ZOT PER CDO PROBLEM KA CUAR ZGJILLJE ME ULLZIM DHE PER TA TRAJTUAR PER CDO KOHE CDO ZHVILLIM NE MEZIN NJERZOR DO GJENI NJERZIT E DUHUR QE I SHERBEJN .ZGJILLJEVE ZGJILLJET ME INTERES JAN FRYTI SHKATRRIMIT DHE VETSHKATRRIMIT NJERZOR

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *