• |
ide | kryesore

Trafikonin drogë drejt Greqisë/ Policia sekuestron 70 kg kanabis, 3 persona në pranga

Lajme, Të fundit



Policia e Korçës ka finalizuar me sukses fazën e katërt të operacionit “Restart”, i cili ka nisur tre muaj më parë, duke ndaluar 10 persona deri më tani dhe duke sekuestruar rreth 322 kg lëndë narkotike kanabis. Në kuadër të këtij operacioni, këtë të mërkurë uniformat blu kanë vënë nën pranga 3 shtetas, të cilët trafikonin lëndën narkotike drejt Greqisë, ndërsa posedonin edhe armë pa leje.

Ndërkohë janë sekuestruar 70 kg kanabis duke e çuar sasinë e lëndës narkotike të sekuestruar në 322 në total. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Korçë për veprat penale “Trafikimi i narkotikëve”, e mbetur në tentativë, “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *