• |
ide | kryesore

Vendimi surprizë/ Meta nuk shkarkohet, nuk ka shkelje të rënda kushtetuese

Arkiva, Kryesore

Gjykata Kushtetuese ka vendosur ta lerë presidentin Ilir Meta në detyrë duke rrëzuar kërkesën e parlamentit se ai kishte bërë shkelje të rënda kushtetuese. Pas një mbledhjeje maratonë që ka filluar që në mëngjes dhe ka zgjatur deri në orët e vona të së mërkurës, 7 gjyqtarët, të ngujuar në kushte izolimi të plotë duke ndërprerë ç’do komunikim me botën e jashtme, kanë mbërritur në përfundimin se kreu i shtetit nuk ka bëtrë shkelje që mund të justifikojnë ndërprerjen e mandatit të tij. Gjykata vendosi “Shfuqizimin e vendimit … të Kuvendit të Shqipërisë “Për shkarkimin e Presidentit të Republikës së Shqipërisë për shkelje të rënda të Kushtetutës” thuhet në njoftimin paraprak, pasi arsyetimi i plotë nuk është zbardhur ende.


Sipas komunikatës së zbardhur as “faktet që lidhen me të drejtat në procesin zgjedhor” as ato “që lidhen me prishjen e marrëdhënieve me partnerët strategjikë”, as pretendimet e paraqitura si “shkelje të rendit dhe sigurisë publike”, nuk përbëjnë shkelje të Kushtetutës.


Po ashtu, sipas Gjykatës, faktet e paraqitura nga socialistët si “shkelje të nenit 94 të Kushtetutës”, që thekson se “Presidenti i Republikës nuk mund të ushtrojë kompetenca të tjera përveç atyre që i njihen shprehimisht me Kushtetutë”  nuk përbëjnë shkelje të rënda”.

Lexo me tej:

LAJM I FUNDIT/ Gjykata Kushtetuese shpall vendimin për shkarkimin e Metës

Njëkohësisht me këtë gjykim për thelbin, Gjykata i ka dhënë nga ana tjetër, të drejtë kuvendit të legjistraturës së shkuar në procedurat që ka ndjekur për procesin e shkarkimit. Ndonëse këshilltarët ligjorë të Kreut të Shtetit e mbështetën në mënyrë të veçantë mbrojtjen e tyre, pikërisht te shkeljet e rënda që sipas tyre ishin kryer nga parlamenti që nga momenti i shqyrtimit të kërkesës së deputetëve që vunë në lëvizje parlamentin, deri në marrjen e vendimit, Kushtetuesja ka hedhur poshtë pretendimet e Metës se komisioni hetimor ishte ngritur në shkelje të afateve, se parlamenti i paplotë ishte i paligjshëm dhe se “Legjislatura X e Kuvendit, bazuar në parimin e vazhdimësisë institucionale, ka legjitimitet për të përfaqësuar Legjislaturën IX të tij.

“Legjislatura IX e Kuvendit, ka pasur legjitimitet substancial, në vlerësim të momentit të konstituimit të Kuvendit, zëvendësimit të deputetëve, numrit të përgjithshëm të deputetëve, mungesës së vendimeve të organeve kompetente për të deklaruar parregullsinë apo pavlefshmërinë e zëvendësimit të mandateve dhe mundësisë së kësaj Legjislature për të arritur kuorumet e nevojshme, si dhe tërësisë së ligjeve dhe vendimeve të miratuara” thuhet në njoftimin e gjykatës.

Presidenca është treguar e pakënaqur me këtë vendim. Sipas saj komisioni hetimor ishte i paligjshëm ndaj menjëherë zëdhënësi i saj Tedi Blushi ka reaguar: “ZERO SURPRIZË për Presidencën! Kjo çështje as nuk duhej të kishte filluar! “, shkruar Blushi.

Ata që janë kritikë me aktivitetin politik të Metës duket se nuk e kanë pritur mirë vendimin. Gazetari Mero Baze ka shkruar në Facebook-un e tij menjëherë pas vendimit: “Gjykata Kushtetuese paska vendosur që Ilir Meta është president normal. Kjo e shpëton Ilir Metën dhe dy muaj më shumë në zyrë, por ky vendim ka vrarë përfundimisht institucionin e Presidentit të Shqipërisë. Në atë zyrë tani bë çfarë të duash pasi të mbron historia e Ilir Metës. Madje dhe po je aratisur nga çmendina e je strehuar aty”.

Ende nuk dihet se si është votuar mes shtatë gjykatësve kushtetues, as nëse do të ketë një vendim pakice të atyre që u renditën pro shkarkimit. Por, kjo gjë pritet të zbardhet në ditët në vijim sepse nga sot Kushtetuesja ka një muaj kohë për të bërë publike arsyet e vendimit të marë.

©Lapsi.al

 


31 Comments

  1. Turp. Sprisja gje tjeter se vet i ka vendosur gjykatesit aty, per kete dite. Vetem prej sjelljen prej fshatari kur del e reciton si palaco meritonte shkelmin ky provincial.
    Ska drejtesi ketu, sbehet ky vend, kush ka mend ja mbath naten sic kane ikur me te mencurit. Kush ska jeton ne kete pocaqi me meta e zgjyra si ai 🤮

      1. Meta nuk md ka pelqyer qysh kur me votat e tij Rama u be KM dhe na e la peshqesh por ne kete rast drejtesia u vu ne vend pasi krijohej precedenti i rrezikshem i shkarkimit edhe per mendime apo fjale te presidentit
        Sa per mazhorancen mbetet nje tufe amorfe pa personalitet

        1. pikerisht kjo duhej te ndodhte te shkarkohej !!
          vendimi eshte avancim i rames drejt vendimeve edhe me skandaloze

          ne kete menyre fasada e drejtesise se re e gjyqtareve te paanshem te te dedikuar per drejtesi do te binte
          kjo do ti hapte rrugen nje ndryshimi te kesaj drejtesie te re te kapur totalisht
          por kjo do marre ca kohe akoma keshtu qe vendimi i sot vetem e shtyn per me tej demaskimin e tyre si zara ne doren e rames

          dhe sa me shpejt te demaskohet aq me mire eshte

          vendimi eshte i qellimshem

          ca do ti prishte pune disa muaj me pak apo me shume per presidnetin e ri rames ???

          vendimin shihe ne interes te rames jo te drejtesise, ruhet fasade e gj kushtetuese, disa muaj as ngrene as ulin pike
          gjykata shqyrtoi nje ceshtje jashte afatit te saj
          quajti te mireqene shkeljet e kuvendit
          shqyrtoi nje ceshtje qe sduhej te merrte fare ne shqyrtim
          dhe nje nga anetaret esaj votoi pro shkarkimit
          shkeli disa procedura ne gjykim.

          vendimi i saj ishte pikerisht i tille qellimisht sepse duhet qe kur te vije ceshtja e rradhes te jete me komode ne shkeljet e saj

          ata jane te kapur dhe plehra por sjane aspak budallenj

  2. Nuk dekretoj fitore me 71 mandate nese do verej parregullsi ne zgjedhje…(U perbetua ky President Meta ca dite para zgjedhjeve te 25 prillit)
    Pastaj pas asaj maskarades zgjedhore te 25 prillit, ky President “parimori” qe i ra squpi ne mut i dekretoi ato zgjedhje fet e fet .
    Do mbushe oret aty ne Presidence per t’ja ngopur me pas edhe Katunarit Like nje Non grata ne bythe qe te shkoje ti beje shoqeri Malokut te ajo Shtepia e Lirise e t’ja marrin asaj kenges “Ne te dy kemi nje hall”

    Demokratet kurre nuk duhet te harrojne se c’hoqen gjate qeverisjes se Sali Berihajit 2009-2013 PD-LSI1
    Ato e njohin mire Ilir Meten, po njohin me mire akoma edhe kete Saliun qe po kerkon tu sjelle serish Meten ne sofer.

    1. Kete shkarkimin e metes, timonieri e mban nen krah, sa here i duhet te terheqi vemendjen e opinonit. Dje e perdori me heq vemendjen nga zgjedhjet, kesaj rralle me heq vemendjen nga luli.

  3. Druaj se ky vendim i Kushtetueses ka të bëjë me ndonjë rikthim të Metës në gjirin e Partisë socialiste.
    Rana ja arriti qëllimit të tij që ta përçajë PD e mjafton ndonjë darkë me ngjala me Ilirin, që LSI të shtojë numurin e deputetëve të “mazhorancës socialiste” aq sa e pati me deputetët e “kërpëratës”.
    A nuk është cilësuar nga GJ.K. parlamenti i “kërpëratës” si një parlament i ligjshëm ?
    Të presim tani që “Shtëpia e Ilirit” që ka futur mbrenda “Sali bravëthyesin”, ti kërtkojë Gjykatës Kushtetuese që si “opozitë të vërtetë” të njihet ky koalicion e jo PD e “Lul bravës”.
    Nuk është e rastit që Rama në deklarimet publike në sinkron me Metën e Berishën, përjashton çdo mundësi që opozita e PD legale e “humbësit të madh”, Lulzim Bashës të mund të fitojë në zgjedhjet e ardhëshme.

    1. Shume dakort me postimin in 08.45. Jane pjese e nje tavoline dhe i kane bere mat shqiptareve. Te gjithe keta jane frengjisht foles.

  4. Pa shikojeni ca kete shokun Met,
    ky skraparliu doli ekspert i vertet,

    I rrasi me pare “Mikun” ne byth Saliut,
    per t’ja plasur me fort ne verre Ramiut,

    Te dy kaqolave u ha bytha per shokun Met,
    me rradhe e puthin, pasi e kane bere lanet,

    Tani Meta Like nje Treshe do propozoje,
    me Rame e Sali, por qe vete ta kryesoje,

    “Te kemi nje aleance se toku si dhjetoriste 1990
    qe me rradhe Pushtetin ta mbajme…dhe 30 vjet”

          1. Budalla nje Popull i tere,
            a ti qe emer ke harruar ?
            kjo per kedo eshte e qarte,
            mire fare per ta dalluar !

  5. Tl tërheq vëmëndjen këmbëngulja e amerikanëve, që në parlamentin shqiptar të vazhdohej puna e komisionit hetimor për skandalin e madh të inceneratorëve, që Rama desh ta mbyllte.
    Deri tani për këtë skandal, është arrestuar nga SPAK vetëm një ish ministër i LSI .

    Ndërkaq ambasada amerikane ka përsëritur në deklaratat e saj se ky arrestim është vetëm fillimi e duhet të vazhdohet me politikanë të tjerë të implikuar me këtë aferë.

    Tashmë me ato çfarë është vërtetuar me fakte, në aferën 430 milion euroshe të inceneratorëve, janë përzjerë e kanë vënë firmat e tyre pothuajse të gjithë ministrat e Ramës.
    Vetëm Rama i është shmangur “me zgjuarsi apo djallëzi”, nënshkrimit të dokumentave duke ja lënë ate Agaçit , zv.kryeministrave apo ministrave të tij..

    Nëse oficerët gjyqësorë të Byrosë së hetimit në shërbim të SPAK-ut, të instruktuar nga FBI amerikane, do të grumbullojnë dokumentat e faktet e implikimit të qeverisë Rama në këtë aferë, SPAK-u nuk ka shanse që ti vidhet çuarjes së tyre në Gjykatë, e me këtë qeveria Rama bie.
    Ndonëse Rama, ka pasur kujdes që të mos vejë vetë firma, e me ketë SPAK nuk mund ta akuzojë, nëse opozita do të bëjë nocion mosbesimi në parlament ndaj kryeministrit, asaj do ti bashkohen edhe “firmëtarët” e urdhëruar verbalisht.
    Nuk është çudi që këtyre “firmëtarëve” tju bashkohet edhe personazhi më i famshëm i qeverisë Rama për skandalin e madh të kanabizimit të Shqipërisë, ministri i mbrendshëm Saimir Tahiri, që ka aluduar shpesh se do tja nxjerrë të palarat historisë së kanabizimit.
    Fakti që Rama kohët e fundit doli me projektin e “legalizimit” të kanabisit, është një tregues se ai kërkon ti dalë para furtunës së akuzave të kanabizimit të gjithë Shqipërisë, që ashtu si inceneratorët, nuk mund të ishte një vepër vetëm e një ministri.

    Si përfundim mund të them se ju ka djegur shumë cilësimi i Bashës tre liderëve të vjetër politikë të Shqipërisë, si “trekëndëshi i Bermudës” e është jashtë çdo llogjike njerëzore që të presësh progresin demokratik në Shqipëri nga politikanë të vjetër për të “rilindur” apo “rithemeluar” partitë.
    Në opinionin publik por edhe në mediat e kapura nga pushtetet, është pranuar se tranzicioni i kalimit të Shqipërisë në një vend demokratik, ka bërë vënd numëro.
    Atëhere si mund të shpresohet nga liderët e vjetër që e ngadalsuan tranzicionin, që të jenë protagonistë ndryshimesh pozitive ?

    1. Nqs e ke shkruar ti vetë këtë koment, nuk dukesh aq kar sa të besosh trekëndëshin e Bermundes, kur bashë brava voton për ramën e kur qëndron në shqup me policinë e edvinit.

      1. Nga mënyra si shkruan , pa respektuar regullat e drejtëshkrimit të shqipes, duket se je një gjysëm analfabet që nuk ke mbaruar dot as klasën e katërt fillore.
        Nga mërria që paske për “bravat”, duket se i ke me qejf vjedhjet e shtëpive.
        Të këshilloj që ate veglën që përmend, lere për ato punë që ta ka dhënë zoti, se nuk mund ta përdorësh për komente.

  6. like bossi e hengret o karat e lulit dhe ed palles , vdekshi te gjithe komuniste te ndyre , rrofte likja dhe madheshtori sal berisha, hani mut tani o zgjebje komuniste

  7. e shef o Like floriri qe nxorre vrer e peshtyve gjykatesit e kushtetueses kot? ik lepiju karin tani, anadollak.

  8. Dëgjuam krisma? … Kush foli? … Ja pra që krisma nuk ka patur … edhe nëse ndonjëri ka dëgjuar gjë, kohë lufte jemi.

    :))

  9. Gjykata Kushtetuese,nuk mori vendim per Presidentin,por HODHI POSHTE AKUZEN E PARLAMENTIT,me vendimin qe morri,per te shkarkuar Presidentin,per veprimet e paligjeshme dhe fallsifikimet te dokumentave,qe beri,per te arritur ne realizimin e perpjekjeve per te rrezuar me cdo kusht Presidentin,qe u be pengesa e vetme,ndaj maskaralleqeve te rilindjes e kryesisht te Edi Rames.Me e pakta,tani eshte qe rilindja,komplet te mbylle gojen,dhe te mos mbeshtese kryeministrin,per cdo shkelje te ligjit dhe kushtetutes!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.