• |
ide | kryesore

Vodhën pajisje me vlerë 5 mijë euro dhe i shitën për skrap, arrestohen 3 persona në Elbasan

-Instant, Lajme, Të fundit



Policia ka ndaluar 3 persona, të cilët akuzohen për vjedhje të disa pajisjeve me vlerë 5000 euro. Blutë e Elbasanit njoftojnë se në kuadër të operacionit “Bradasheshi” u bë ndalimi i shtetasve D. K., 27 vjeç dhe D. M., 30 vjeç, banues në Elbasan, pasi më datë 08.02.2022, në lagjen “Çlirim”, dyshohet se në bashkëpunim me njëri-tjetrin, kanë vjedhur pajisje të ndryshme, me vlerë 5000 euro, në firmën në pronësi të shtetasit K. B.

Këta shtetas dyshohet se kanë kryer edhe disa vjedhje të tjera. Në bashkëpunim me Prokurorinë vijon puna për zbardhjen dhe dokumentimin ligjor të tyre. Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Elbasan, për veprime të mëtejshme, për veprat penale “Vjedhja”, “Përvetësimi i parave ose mallrave që rrjedhin nga vepra penale ose veprimtaria kriminale” dhe “Fshehja e të ardhurave”.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *