• |
ide | kryesore

Vodhën pajisje me vlerë 5000 euro, dy të arrestuar në Elbasan

Arkiva



Tre persona kanë rënë në prangat e policisë së Elbasanit pasi akuzohen për vjedhjen e pajisjeve me vlerë deri në 5000 mijë euro.

Në kuadër të operacionit “Bradasheshi” u bë ndalimi i shtetasve D. K., 27 vjeç dhe D. M., 30 vjeç, banues në Elbasan, pasi më datë 08.02.2022, në lagjen “Çlirim”, dyshohet se në bashkëpunim me njëri-tjetrin, kanë vjedhur pajisje të ndryshme, me vlerë 5000 euro, në firmën në pronësi të shtetasit K. B..

Gjithashtu, në vijim të operacionit është arrestuar në flagrancë edhe shtetasi P. Ç., 56 vjeç, pronar i një pike skrapi, pasi ka blerë pajisjet e vjedhura nga shtetasit e lartpërmendur.

Këta shtetas dyshohet se kanë kryer edhe disa vjedhje të tjera. Në bashkëpunim me Prokurorinë vijon puna për zbardhjen dhe dokumentimin ligjor të tyre.

Finalizohet operacioni policor i koduar “Bradasheshi”. 

Ndalohen 2 shtetas, për vjedhje të disa pajisjeve me vlerë 5000 euro.

Arrestohet në flagrancë edhe pronari i një pike skrapi që bashkëpunonte me dy shtetasit e ndaluar, duke iu blerë pajisjet e vjedhura.

Specialistët e Hetimit të Krimit të Komisariatit të Policisë Elbasan, në vijim të punës për zbardhjen e vjedhjeve të ndodhura më parë, kapjen e autorëve dhe venien e tyre para përgjegjësisë penale, bazuar në informacionet e siguruara për vjedhjen në një firmë, organizuan dhe finalizuan operacionin policor të koduar “Bradasheshi”.

Në kuadër të këtij operacioni u bë ndalimi i shtetasve D. K., 27 vjeç dhe D. M., 30 vjeç, banues në Elbasan, pasi më datë 08.02.2022, në lagjen “Çlirim”, dyshohet se në bashkëpunim me njëri-tjetrin, kanë vjedhur pajisje të ndryshme, me vlerë 5000 euro, në firmën në pronësi të shtetasit K. B., banues në Elbasan.

Gjithashtu, në vijim të operacionit është arrestuar në flagrancë edhe shtetasi P. Ç., 56 vjeç, pronar i një pike skrapi, pasi ka blerë pajisjet e vjedhura nga shtetasit e lartpërmendur.

Këta shtetas dyshohet se kanë kryer edhe disa vjedhje të tjera. Në bashkëpunim me Prokurorinë vijon puna për zbardhjen dhe dokumentimin ligjor të tyre”, thuhet në njoftimin e policisë.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *