• |
ide | kryesore

Yuri Kim reagon pas dekretimit të anëtarit të 10 të Gjykatës së Lartë: Mirëpresim bashkëpunim për Reformën në Drejtësi

-Instant, Lajme, Të fundit



Ambasadorja e SHBA, Yuri Kim, ka reaguar pas vendimit të Presidentit Ilir Meta për të dekretuar emërimin e anëtarit të 10 të Gjykatës së Lartë.

Kryediplomatja amerikane shkruan në rrjetin social Twitter se mirëpret bashkëpunimin e ndërmjet institucioneve për zbatimin e Reformës në Drejtësi.

“Mirëpresim bashkëpunimin e vazhdueshëm ndërmjet institucioneve për zbatimin e reformës në drejtësi, përfshirë emërimin e sotëm nga Presidenca e gjyqtarit të 10-të në Gjykatën e Lartë. Kjo rrit funksionalitetin e Gjykatës së Lartë, gjithashtu i mundëson të emërojë gjyqtarët për Gjykatën Kushtetuese”, shkruan ambasadorja.

Dekretimi i gjyqtares Arbena Ahmeti për Gjykatën e Lartë çon në plotësimin e kushtit ligjor, për të pasur më shumë se gjysmën e anëtarëve që i nevojiten. Gjykata e Lartë tashmë mund të votojë për të zgjedhur anëtarët e Kushtetueses, të cilët miratohen me tri të pestat e votave të pjesëmarrësve në votim.

https://twitter.com/USAmbAlbania/status/1493916468072914953?ref_src=twsrc%5Etfw%7Ctwcamp%5Etweetembed%7Ctwterm%5E1493916468072914953%7Ctwgr%5E%7Ctwcon%5Es1_&ref_url=https%3A%2F%2Fwww.balkanweb.com%2Fdekretimi-i-anetarit-te-10-te-gjykates-se-larte-reagon-ambasadorja-kim-mirepresim-bashkepunimin-per-zbatimin-e-reformes-ne-drejtesi%2F



2 Comments

  1. Une deklaroj sot qe mirepres organet drejtesise nderkombtare, te te investigojne dhe gjykojne per pazaret e ndyra ne kurriz te shoqerise shqiptare…nuk ve afate, kurdo qe te ndodhe, sido qe te ndodhe

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *