• |
ide | kryesore

Anglia nuk është më tërheqëse: Hudson-Odoi mund t’i thotë lamtumirë, për një tjetër kombëtare

-Instant, Sport



Callum Hudson-Odoi mund t’i thotë lamtumirë Anglisë për t’u betuar për besnikëri ndaj një ekipi tjetër kombëtar. Në fakt, lojtari i Chelsea së shpejti mund të vendosë t’i bashkohet Ganës, vendit të prindërve të tij. 21-vjeçari do të donte të merrte pjesë në Kupën e Botës me kombëtaren ganeze. Nëse skuadra nga vendi afrikan do të arrinte të fitojë të drejtën e kalimit për në Katar 2022, Calum mund t’i thoshte vërtet lamtumirë Tre Luanëve.

21-vjeçari ka përfaqësuar Anglinë në nivele të ndryshme të të rinjve, nga U-16 e lart. Në moshën 18 vjeç e 135 ditë, ai u bë lojtari më i ri që ka luajtur ndonjëherë në një ndeshje kompetitive për kombëtaren e Anglisë. Hudson-Odoi, megjithatë, nuk është thirrur nga Gareth Southgate që nga nëntori 2019 dhe refuzoi një thirrje në skuadrën U-21 vitin e kaluar.

Tani, sipas LondonWorld, Callum u ka thënë miqve dhe familjes se dëshiron të luajë për Ganën në Kupën e Botës. Nëna dhe babai i lojtarit janë të dy nga vendi afrikan dhe, falë rregullave të reja të FIFA-s, sulmuesi mund të ndryshojë lehtësisht ekipin kombëtar pavarësisht se dy nga tre paraqitjet e tij për Tre Luanët kanë qenë në ndeshje kompetitive.

Rregullat në fakt thonë se “lojtarët tani mund të ndryshojnë ekipet kombëtare me kusht që të mos t’i kenë përfaqësuar ato për më shumë se tre ndeshje (përfshirë miqësoret), asnjë nga ndeshjet të mos jetë zhvilluar në finalet e Kupës së Botës FIFA ose kompeticione konfederale, dhe të gjitha të jenë luajtur para se lojtari të mbushë 21 vjeç”.

Gana, megjithatë, nuk është kualifikuar ende dhe do të përballet me Nigerinë në play-off me dy ndeshje muajin e ardhshëm.

Hudson-Odoi ka lindur në Wandsworth, Londër, dhe ka qenë në Gana dy herë në tetë muajt e fundit. Në udhëtimin e tij të parë, ai u takua me Presidentin Nana Akufo-Addo në Shtëpinë Jubilare për të diskutuar se si të “përmirësohen infrastruktura e futbollit dhe mundësitë për fëmijët dhe të rinjtë” në vend.

Tre lojtarë nga kombëtarja e Madhërisë së Saj kohët e fundit kanë ndërruar krah. Wilfried Zaha, fillimisht futbollist i Anglisë, tani luan me fanellën e Bregut të Fildishtë; Victor Moses u tha lamtumirë Tre Luanëve për t’u bashkuar me Nigerinë dhe, po ashtu, edhe Ademola Lookman.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *