• |
ide | kryesore

Berisha vijon fushatën në Lushnje: Nëse ka shqiptarë të braktisur nga kjo qeveri, të parët janë të rinjtë, të dytët fermerët

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Sali Berisha ka vijuar fushatën për mbështetjen e kandidatit të tij në Bashkinë Lushnje. Gjatë një takimi në Bubullimë ai hodhi akuza ndaj Edi Ramës për braktisje të fermerëve.

Nëse ndali në këto 8 vite çfarë do të gjeni si rezultat të tyre, do të gjeni uljen për shkak të inflacionit të rrogave dhe pensioneve të paktën me 30%.

Në vitin 2013 rrogat dhe pensionet e këtij vendi ishin më të lartat në të gjithë rajonin, përfshirë Bullgarinë dhe Rumaninë. Nuk ishte e lehtë ajo, ishte e vështirë, por ishte e domosdoshme që njerëzit të kishin shpresë të Shqipëria, popullata filloi të rritej nga viti në vit.

Por ju jeni dëshmitar, çfarë investimesh janë bërë në Lushnje në këtë periudhë? Nëse ka shqiptarë të braktisur nga kjo qeveri, të parët janë të rinjtë, të dytët fermerët. Të cilët, po i braktise, të rinjtë ikin dhe largohen, fermerët shkojnë drejt kapitullimit. Një fermer më shkruante se do të mbyllte serën për 6 muaj sepse punëtorët po ikin një nga një jashtë”, tha Berisha.



1 Comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *