• |
ide | kryesore

“Foltorja” e Berishës: Basha gjen alibi për të mbuluar marrëdhëniet me Ramën

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Foltorja e ish-kryeministrit Berisha thotë se akuzat e Lulzim Bashës ndaj qeverisë në parlament për inceneratorët dhe shembjen e Teatrit janë një alibi për të treguar se është në përballje me Edi Ramën.

“Për të justifikuar kartonat jeshilë pro katastrofës së reformës në drejtësi, Basha u rrek sot të gjente një alibi për faktin se: “U ul me dëshirë në prehrin e Rilindjes, por beteja “sa për sy e faqe” me Edi Ramën, sapo ka filluar!”.

Lulzim Brava kërkon të shesë opozitarizmim fallco dhe betejat e njëpasnjëshme të braktisura dhe të shitura haptas me sloganin e hershëm të pengmarrësit të tij, Edi Ramës: “Fajin e ka Saliu”!

Lulzim Brava nuk mund t’u shpjegojë qytetarëve se ç’kuptim ka të tregosh me fakte vjedhjen, kur ti voton ne komisione të parlamentit marrjen e borxhit të ri prej 720 milionësh euro për tu vjedhur dhe shpërdoruar nga narkoqeveria, apo e amniston me votë sistemin e drejtësie të kapur e kontrolluar nga banda e Rilindjes.

Ndërkohë, në aktin final të votimit, ti bëhesh njësh me ta! Ky është thjesht një teatër ku binomi Rama – Basha vazhdojnë të vjedhin bashkë duke vrarë shpresën e shqiptarëve për ndryshim” – thuhet në reagimin e Foltores. ©LAPSI.al



2 Comments

  1. Gjykata e quan normale, që presidenti të sillet si alabak rrugëve, të dalë në fushatë elektorale, të kërcënojë për dhunë, të pijë kafe me kapuç me persona në kërkim në shtëpi të miqve të tij, të shkojë nëpër selira partish e të zihet me rojet, pastaj të postojë foto me qen e mace në Instagram, me shpresë se po jep mesazhe politike.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *