• |
ide | kryesore

Izraeli uron Kosovën: Na pëlqen që flamuri juaj valon në ambasadë në Jerusalem

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Ministri izraelit i Punëve të Jashtme, Yair Lapid e ka uruar Kosovën për përvjetorin e 14 të shpalljes së pavarësisë.

“Gëzuar Ditën Kombëtare popullit të Kosovës! Vitin e kaluar, ne vendosëm marrëdhënie diplomatike midis dy vendeve tona dhe ne në Izrael na pëlqen ta shohim flamurin tuaj duke u valëvitur lart mbi ambasadën tuaj në Jerusalem! 🇮🇱 🇽🇰”, ka shkruar Lapid në Twitter.

Kujtojmë që Kosova mori njohjen nga Izraeli pas marrëveshjes në Shtëpinë e Bardhë me presidentin Trump, me kushtin që Prishtina të vendoste ambasadën e saj në Jeruzalem.



1 Comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *