• |
ide | kryesore

Kapet në Gjermani kokainë mes bananeve, mediat: Kanë gisht trafikantët shqiptarë

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Policia gjermane ka sekuestruar 17 pako me kokainë në qytetin Wurzburg. Droga u gjet në një dyqan ushqimesh, e vendosur mes bananeve.

Hetuesit gjermanë pretendojnë se droga vjen nga Ekuadori i Amerikës së Jugut dhe në këtë mes kanë gisht edhe trafikantët shqiptarë të drogës.

Kjo nuk është hera e parë që kapet kokainë futur mes kutive të bananeve në Gjermani. Një sasi edhe më e madhe droge u gjet tek një tregtar fruta-perimesh në lagjen Main-Spessart.

Gjithashtu po në një qytet tjetër gjerman në Marktheidenfeld në fund të nëntorit të vitit të kaluar u gjetën në një magazinë rreth 60 kilogramë kokainë. Edhe në vitin 2019 në Hesse u kapën sasi të mëdha droge në disa supermarkete të Gjermanisë, shkruajnë mediat gjermane.

Në procesin gjyqësor të hapur në Mynih për kapjen e 800 kilogramëve kokainë në arkat e bananeve që lëviznin në tregjet e Bavarisë jugore, doli në pah se kokaina vinte kryesisht nga vendet e Amerikës së Jugut dhe se midis trafikantëve të ndryshëm, ishin edhe ata shqiptarë që bënin kryesisht shpërndarjen e drogës dhe dërgimin e saj në destinacion, kryesisht në vendet e Evropës.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *