• |
ide | kryesore

Le Iene e bëjnë Mancinin të firmosë kontratë me Balotellin: “Me mua ndoshta Italia do e fitonte lehtë Euro 2020”

-Instant, Sport



Mario Balotelli mori pjesë në stazhin e Italisë më 26 janar dhe ndoshta do të rikthehet në fushë për eliminatoret e Kupës së Botës: ky të paktën është projekti i “Le Iene” që i shkoi fillimisht Roberto Mancinit dhe më pas sulmuesit të Adana Demirspor, për të bindur trajnerin dhe për të ndihmuar lojtarin të grumbullohet. Gazetari i propozoi trajnerit të Italisë një profil të dobishëm për një skuadër perfekte, atë të “super” Marios dhe i lexoi një kontratë që përmbante një sërë urdhërimesh që lojtari duhet t’i zbatojë për t’u thirrur në kombëtare. Nëse ai i respekton, atëherë Mancini duhet të angazhohet për ta thirrur Balotellin. Rregullat që duhen respektuar janë: të shënojë të paktën 10 gola, 8 asiste, të merrte maksimumi një karton të verdhë dhe të sillej mirë edhe jashtë fushës. Si pikë e fundit për t’u ndjekur është “lutja e Mancios”, që do të lexohet çdo mbrëmje!

Me nënshkrimin e Mancinit në kontratë, gazetari Stefano Corti më pas është takuar me Mario Balotellin: “A e ndoqët Italinë këtë verë?” është një nga pyetjet e para që i bën “Hiena”. “Sinqerisht? Pak, më dhemb ta shikoj. Nëse më mungon? Shumë. Nëse kjo skuadër fitoi Kampionatin Evropian pa mua, kjo është sepse e fituan 200%. Me siguri nëse do të isha mirë dhe do të kisha luajtur këtë Evropian, ndoshta do ta kishim fituar më lehtë.”



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *