• |
ide | kryesore

Lubonja: Pse dyshoj që vendimi i Kushtetueses për Metën është fasadë

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Shkrimtari dhe publicisti Fatos Lubonja e ka konsideruar një fasadë për të provuar se drejtësia është e pavarur, vendimin e Gjykatës Kushtetuese për mos shkarkimin e presidentit Ilir Meta.

I ftuar në rubrikën “Opinion” në News 24, Lubonja u shpreh se kjo mund të jetë një fitore e presidentit, por në një këndvështrim tjetër mund ta shohësh si një tërheqje të mazhorancës të cilës nuk i leverdiste të largohet presidenti 2 muaj para mbarimit të mandatit.

“Unë bëj pjesë në ata që kanë shprehur mosbesim në reformën në drejtësi dhe kam pritur që edhe mund të shkarkohej. Kjo është një provë që vështirë të vërtetosh se ke drejtësi të pavarur.

Ne kemi pasur Gjykata Kushtetuese që më parë kanë marrë vendime kundër Kuvendit dhe megjithatë ne bëmë një reformë se drejtësia ishte e kapur. Këto vendime duhen shikuar në një kontekst më të gjerë.

Gjykata Kushtetuese ka marrë vendime për teatrin dhe Metën. Pra nuk hapet proces, nuk dënohet dikush. Po të shkonim më thellë dikush duhej të dilte para drejtësisë. Pse e bëmë reformën në drejtësi ne? Për të luftuar korrupsionin e madh që nuk e gjykon Gjykata Kushtetuese, por SPAK.

Personalisht e shoh me skepticizëm duke parë trendin dhe gjuhën e kryeministrit mendoj se këtu jemi në një autoritarizëm me fasadë demokratike. Jemi në një periudhë që sipas mendimit tim dhe ky vendim shërben për fasadë që drejtësia është e pavarur ndërkohë që regjimi vazhdon punën.

Kjo mund të jetë një fitore e presidentit. Por në një këndvështrim tjetër mund ta shikosh si një humbje a tërheqje të mazhorancës. Këtu kemi të bëjmë me disa gjyqtarë që pavarësisht se siç pamë edhe tek Teatri janë një pjesë me një afërsi më shumë me socialistët një pjesë me Presidentin e me PD.

Këta kanë marrë një vendim që e kanë marrë vetë, por ai skepticizmi më thotë mos ndoshta e kanë gjykuar më mirë kështu këta se edhe 2 muaj janë. Kjo mbetet për t’u hulumtuar.

I mbetem tezës se këtu trendi është negativ. Që drejtësia nuk është e kapur me këtë vendim të Gjykatës Kushtetuese nuk mund ta themi sepse ka gjithë ato prova të tjera.

Pas 25 prillit, Rama jo vetëm që vazhdon kapjen, edhe pse e la Metën edhe 2 muaj, por ka një kapje të opozitës. Së fundmi pamë që opozita firmosi shtyrjen e vettingut.

Kjo do të thotë pranoi një reformë në drejtësi që e ka akuzuar si një kapje të Ramës dhe kjo tregon që kapja e drejtësisë vazhdon e do vazhdojë me një opozitë e cila me demek mori 2 reforma, por pranoi e nënshtruar nga ndërkombëtarët atë që mund të ishte kali më i fortë në këtë betejë. Opozita denoncon e funksionon por disa gjëra vazhdojnë si mos më keq” – tha Lubonja. /Balkan Web



6 Comments

  1. Gjykata e quan normale, që presidenti të sillet si alabak rrugëve, të dalë në fushatë elektorale, të kërcënojë për dhunë, të pijë kafe me kapuç me persona në kërkim në shtëpi të miqve të tij, të shkojë nëpër selira partish e të zihet me rojet, pastaj të postojë foto me qen e mace në Instagram, me shpresë se po jep mesazhe politike.

    1. 22:08 keto qe thua ti nuk jan antikushtetuese…. Tani ti nuk din kuptimin dhe kriteret e aktit antikushtetues esht problem i joti…. Edhe venecia kete tha. Edhe nje min nocioni juridik te kishe e kupton

  2. Fasade eshte… Se ky “bossi i gjate” ia ka lene problemet Bashkim Hoxhes ti zgjidhi..Ka UkraHinen prioritet! 🙂

    Rrumpalle dhe hajna hesapi…

    Ku kane lidhje kta te PS-se me te majten!!!…..

  3. qe jane gjykime fasade eshte e qarte si drita e diellit.
    Te gjitha vendimet e dhena nga gjykatat se fundmi jane fasade dhe pse me kosto reale kokash sidomos te majta

    Meta para se te zdrypi shkallet e presidences dueht te dekretoje kandidatet e Rames ne postet qe u mbaron afati sic dekretoi per Guvernator prape G. Sejkon ndaj “Kushtetusja” e Rames nuk e ngau vetem sa ja rrezoi pretendimet per shkelje te procedurave nga Kuvendi.

  4. Vendimi i Gjykates Kushtetuese eshte thjesht arme-pushim ne favor te Rames. Ne kulmin e skandalit te inceneratoreve, levizjeve politike dhe juridike te Berishes, Rama shmangu nje beteje ne gjykatat e Europes me Presidentin dhe akuzen e bazuar per falsifikim dokumentash e procedura te parregullta te parlamentit.
    Gjithsesi ky vendim qe Presidenti te rrije ne zyre deri ne 24 korrik ka zmbrapsur disi aleatet e Rames kunder Presidentit, si ne media, ashtu edhe ne politike.
    Por ky vendim i GjK nuk ka te beje me reformen ne Drejtesi, madje ne asnje aspekt te tij, dhe eshte deshmi e nje loje te turpshme me Shqiperine.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *