• |
ide | kryesore

Miratohen gjashtë anëtarët e Autoritetit të Mediave Audiovizive

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Miratohen 6 anëtarët e rinj të Autoritetit të Mediave Audiovizive. BalkanWeb zbardh votat që secili prej kandidatëve ka marrë në votime.

Mësohet se me Gjergj Hamiti është votuar me 92 vota pro.

Po ashtu, Aurela Bicja është votuar me 99 vota pro, Besjan Zogaj ka marrë 101 vota, 99 Desada Metaj, 101 vota Jetmir Halilaj dhe 118 vota Joana Allushi.

AMA ishte që prej vitit 2019 me 3 vakanca, ndërsa 3 të tjera u krijuan në vitin 2021. Disa përpjekje të shumicës për të plotësuar ato gjatë legjislaturës së kaluar pa praninë e opozitës zyrtare dështuan, ndërsa u akuzuan si përpjekje për marrje kontrolli. Megjithatë në qershor të vitit të kaluar, maxhoranca përzgjodhi Armela Krasniqin, ish-drejtoreshë e Komunikimit të kryeministrit Edi Rama nga krye të autoritetit.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *