• |
ide | kryesore

Parisi po dorëzohet para lamtumirës së Mbappé: “Është duke ikur”

-Instant, Sport



Ai ishte protagonisti i madh i dy ditëve të Champions League. Zgjidhi ndeshjen e madhe të Parc des Princes në fund të një paraqitjeje të zhurmshme. E la në hije idhullin e dikurshëm të futbollit botëror, duke lëshuar shtypin francez kundër Messit dhe, mbi të gjitha, shkatërroi ekipin e tij të ardhshëm. Po, sepse pavarësisht disa zërave se negociatat janë anuluar, shanset që Kylian Mbappe të kalojë te Real Madrid mbeten shumë të larta, pavarësisht se në Paris ende kanë njëfarë shprese të zbehtë për ta bërë atë të rinovojë kontratën që skadon qershorin e ardhshëm.

Le Parisien u dha zë ndjesisë që përfshin të gjithë Francën e interesuar për futbollin. “Qëndron!” është titulli-ftesë që karakterizon mendimin e përbashkët në Paris dhe rrethinat e tij. Nuk ka dyshim, megjithatë, se ajo që ndodhi të martën evropiane e bindi Leonardon dhe drejtuesit e tjerë edhe më shumë që të përpiqen të hyjnë në një negociatë të re me Mbappe. Gazeta franceze raporton gjithashtu ofertën e fundit të klubit parizian: një rinovim prej 45 milionë neto në sezon, me bonuset dhe shpërblimin e firmës të përjashtuara. Një lloj tentative e fundit, e destinuar të përplaset me vullnetin e lojtarit. Edhe pse orët e fundit kanë dalë lajme për interesimin e Liverpool, Reali është destinacioni thuajse i sigurt i sulmuesit francez.

Sipas mediave spanjolle, prej disa muajsh presidenti Florentino Perez i ka komunikuar stafit të tij se kampioni i PSG-së sigurisht që sezonin e ardhshëm do të luajë në Madrid. Me pak fjalë, në qershor, një interesim i pamëshirshëm, që nuk u realizua verën e kaluar dhe në merkaton e janarit, do të bëhet realitet.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *