• |
ide | kryesore

Reagimi/ Yuri Kim nuk i zë as emrin në gojë Ilir Metës, nuk përmend as çështjen e shkarkimit në Kushtetuese

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Ambasada amerikane në Tiranë ka reaguar me një deklaratë pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese mbrëmjen e kaluar për Presidentin e Republikës Ilir Meta. Duke mos ia përmendur fare emrin Ilir Metës dhe as duke iu referuar konkretisht ceshtjes në fjalë si për të rikonfirmuar edhe njëherë “alergjinë” amerikane ndaj tij, selia e rrugës së Elbasanit thjesht shkruan se Gjykata Kushtetuese po “demonstron aftësinë për të përmbushur funksionin e saj parësor”. Më poshtë reagimi i plotë.

“🇦🇱️ | Gjykata Kushtetuese e Shqipërisë, e cila u bë funksionale në dhjetor të vitit 2020, po demonstron aftësinë për të përmbushur funksionin e saj parësor dhe thelbësor duke shqyrtuar faktet dhe argumentet e paraqitura nga palët përkatëse, duke diskutuar mbi këto fakte dhe argumente në bazë të Kushtetutës dhe duke dhënë vendime që pasqyrojnë pavarësi dhe integritet. Shtetet e Bashkuara mbështesin fuqimisht zbatimin e reformës në drejtësi, përfshi një gjyqësor profesional, të pavarur, si institucion thelbësor për të garantuar shtetin ligjor, si dhe ndarjen dhe balancimin e pushteteve”.

©LAPSI.al



6 Comments

  1. O ju koqet e lapsit.
    Po ju keni shkruajtur qindra artikuj. Ku reforma ne drejtesi dhe cdo gje qe ka dal prej saj. Eshte e kapur prej rames.
    Tani qe te kuptojm….. Ju shkruani si tu vi per mbare. Apo keni ndonje shef qe u thote se cfar duhet te botoni.

    1. Presidenti me idiotesirat qe ka demostruar vertete nuk ja vlen ti permendesh emrin por edhe ambasadorja me komentin idiot per vendimin e kushtetueses meriton te mos i permendesh emrin.

  2. Tiransi nga moska ne mbrojtie te Kim kongut ti hani karin e para ruspia koreane e me pas gjithe rilindasit

  3. Ambasadoresha,me e pakta te mbylle “buqen”e te mos na e permende me reformen ne drejtesi,Kjo reforme beri edhe realizimin e ketij spektakli,qe ne pafuqi,te merrte mase per Kuvendin me idiotesite qe vendosi ne padine per Presidentin,si dhe me fallsifikimet qe nga ish kryetari Gramoz Ruci,dhe kompani,por te pakten te deklaronte zyrtarisht se Kushtetuesja,rrezon kerkese-padine e Parlamentit per shkarkimin e Presidentit,dhe hedh poshte pretendimet e Parlamentit,per gjoja shkeljet e Presidentit,ndaj Kushtetutes.Ky vendim dhe te tjere,qe do shohim ne vijim,si dhe “punen madheshtore te SPAK-ut,qe me gjithe ato akuza qe i jane paraqitur prej kohesh,nuk po merr asnje hetim serioz,me baze dhe me fakte,duke filluar me incereratoret,dhe te mos perjashtoje prej hetimit gjithe kupolen rilindase.Vetematehere,mund te ngreje koken Kimetushja e rilindjes,e t’a permende reformen ne drejtesi,se “po fillon te marre fryme drejtesia”!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *