• |
ide | kryesore

Skandali/ Policia kap muxhahedinët e përfshirë në trafiqe. “Mbrohen nga ambasadat”

-Instant, Arkiva, Kryesore



Burime të konfirmuara të policisë shqiptare bëjnë me dije se muxhahedinët e strehuar si refugjatë politikë në Shqipëri janë të përfshirë në aktivitete të paligjshme si trafiku i drogës dhe ai i klandestinëve, por çështjet e provuara kundër tyre bllokohen për arsye politike. Ky është lajmi që ka publikuar sot Report TV, duke dëshmuar për raste konkrete. Sipas këtij televizioni, Policia e Shtetit, e cila ka siguruar të dhëna se nga 2019 deri në 2021 ata kanë tentuar të dërgojnë ilegalisht drejt Francës 400 pjesëtarë të kampit Ashraf 3, ku strehohen muxhahedinët sipas një marrëveshje që daton që prej vitit 2013 dhe të sponsorizuar nga SHBA.

Në dokumentet e policisë flitet edhe për dy oficerë të lartë të organizatës luftarake MEK, të cilët merren me organizimin e aktivitetit të paligjshëm në bashkëpunim me grupet kriminale shqiptare. Të njëjtin informacion që bëri publik Report TV, po e ndiqte prej disa javësh edhe Lapsi.al. Burime policore i kënë vënë në dispozicion redaksisë sonë foto (njëra prej tyre ajo e vogla lart) dhe video, në të cilat demostrohet trafiku i drogës dhe i udhëtarëve ilegalë, që supozohet se organizohet nga organizata MEK, të cilës shteti shqiptar i ka dhënë strehim. 

Por deri më tani Lapsi.al nuk i kishte bërë publike këto informacione në pritje të një konfirmimi zyrtar. Sipas burimit tonë në polici: “Që nga janari 2020, mbi 100 çështje penale janë ngritur kundër anëtarëve të MEK. Tetë nga këto raste lidhen me trafikun e drogës, në lidhje direkt me Ndrangheta-n në Itali. Gjithashtu 14 raste lidhen me trafikimin e qenieve njerëzore me Greqinë”, tha ai duke shtuar se si provë për këtë mund të shërbejnë edhe doganierët dhe policët e proceduar si të përfshirë në këto lidhje.

Në lajmin e bërë publik në Report TV flitet edhe për një letër, me anë të së cilës policia shqiptare ka njoftuar ambasadën e SHBA-së për aktivitetet kriminale të pjestarëve të MEK të mbrojtur prej saj. Ndërsa burimi i Lapsi.al pretendon se për mbylljen e çështjeve ndaj tyre kanë ndërhyrë në mënyrë të drejtpërdrejtë diplomatë të huaj. “Ky është një skandal për të cilin heshtin të gjithë. Ne kemi njoftuar edhe partitë e opozitës dhe ato nuk guxojnë të flasin si pasojë e presionit diplomatik. Edhe prokuroria nuk guxon t’i shkojë këtyre çështjeve deri në fund”, tha ai.

Pyetja që ngrihet është, a mos është kjo edhe një nga arsyet që ndërkombëtarët imponuan reformën në drejtësi? A mos ata po i kontrollojnë gjykatësit dhe prokurorët për të heshtur ndaj krimeve që kryen në teritorin tonë, nga organizata luftarake që ata i mbështesin, por që duhet të vetëfinancohen përmes trafiqeve ilegale?

Këto pyetje duan një përgjigje pas një hetimi të thellë, sepse të gjithë mund të jenë dakord që Shqipëria të jetë një tokë pritëse për refugjatët, por zor se ndokush mund ta pranojë që ajo të shndërrohet në një laborator eksperimentesh kriminale.

©Lapsi.al



4 Comments

  1. Ata qe na prune muxhahidinet e afganet, por nuk i pranojne te futen ne shtetet e tyre, sigurisht qe i njohin, ua dine bemat apo veprimtarite.
    Qeverise Rama 3 i ka mbetur te ngreje cadra e kapanone per shqiptaret dhe turistet kete vere se hotele e kampe na i kane zaptuar, cka ben te qeshe Europen e qyteteruar.
    Edhe miqesia mesa duket paska cmim te larte per shqiptaret dhe mikpritja po u vleresohet si naivitet (ne rastin me te mire) ose injorance politike…

    1. Ashtu eshte. Me perendimoret e perenduar kush eshte shume bujar, eshte shume k**uf ka*. Dhe shqiptaret bejne cmos qe me dashje apo pa dashje te jene te tille.

  2. Konfirmohet eshtu,se Shqiperia eshte nen governatore te huaj,kryesisht amerikane.Qeveria,duhet konsideruar se kolaboracioniste me governatoret e huaj realisht,te vendosur prej dekade.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *