• |
ide | kryesore

Spiropali i përgjigjet ashpër Bashës, kërkon nga SPAK hapjen e dosjeve të vjetra të politikanëve

-Instant, Lajme, Të fundit



Ministrja e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, Elisa Spiropali, pati një replikë me tone të ashpra, ndaj drejtuesit aktual të Partisë Demokratike, Lulzim Bashës.

Në lidhje me akuzat që u bënë për inceneratorët, Spiropali u shpreh se ato janë të domosdoshme për pastrimin e Shqipërisë, të cilën sipas saj, qeveria e mëparshme e kishte lënë të zhytur në plehra.

Ajo kërkoi gjithashtu, që organet e drejtësisë të hapin dosjet e vjetra të politikanëve.

“Ka vetëm një arsye pse gjithçka që u tha këtu nga Basha është e pabesueshme për këdo që ka mend në kokë, sy për të parë e vesh për të dëgjuar. Mungesa absolute e koherencës në ato që thotë dje, ato që bën sot, ato që do të thotë nesër, është ulëritëse. Është i njëjti njeri që javë pas jave, muaj pas muaji e ditë pas dite, që përsërit që reforma në drejtësi është e kapur nga kjo shumicë, që i ka shërbyer kësaj shumice dhe që është një vegël në duart e tyre. Është po i njëjti njeri sot që flet për hetime nga institucionet që janë krijuar përmes vullnetit politik të kësaj shumice dhe të kryeministrit Edi Rama. Për të parë si është drejtësia sot, duhet të shohim si ishte drejtësia dje. Kush e mendonte në Shqipëri që kryebashkiakë, udhëheqës politikë, ministra apo drejtues të tjerë do të viheshin në dyshim. Lulzim Basha është shembulli i gjallë se si, jo për këto afera që thotë ky e për numra që i përsërit se nga matematika nuk merr vesh, por për fakte e vjedhje ka shpëtuar vetë pikërisht për shkak të asaj drejtësie.

Ne lejuam të ngrihej komisioni për hetimin e procedurave për inceneratorët, por në fakt është për menaxhimin e mbetjeve, që ishin bërë mullar në këtë vend, sepse ju nuk keni pasur kurrë mendjen të pastronit Shqipërinë. E morëm këtë vendim për t’iu dhënë juve mundësinë, por edhe për të qenë transparencë, se ne nuk kemi gjë për të fshehur. As ju, dhe as znj. Tabaku, që është kthyer aty në prokurore, se ka merak mos e sulmojnë të sajët, deri sot ka qëndruar e heshtur, ndërsa sot ka dalë në ballë të betejës, duke shpallur njerëz fajtor. Nuk e përcaktoni ju se kush shkon në burg, shkoni e përgjigjuni për ato që keni bërë. Patjetër që ky sistem drejtësie nuk është perfekt, jep shenja se mund të intimidohet, por po ndryshon. Por në fund, përtej këtij sistemi, është edhe gjykata e pagabueshme, vota e qytetarëve, që ju nuk e keni e nuk do ta keni.

Të jeni të bindur, se pavarësisht sa komisione hetimore ngrihen, ne do të presim me shumë urtësi e mençuri derisa i fundit të marrë atë që meriton. I bëjmë thirrje SPAK, prokurorisë, gjykatave, të shohin mirë ato dosje që janë aty, t’iu heqin pluhurin. E mbani mend besoj komisionin e CEZ, etj. T’i hapë drejtësia të gjitha, deri në fund. Ky është synimi ynë, drejtësia për të gjithë”, tha Spiropali.



8 Comments

  1. O kurve o rrospi , nuk po diskutoht per rendesine e inceneratoreve , po qe keni vjedhur leke sa jeni shqepur o plera.
    Kjo eshte llogjika juaj , meqe dicka duhet hajde te rrisim faturat e te vjedhim. Do ju vij ora e ngordhjes o buce gojoresh

    1. O ti injorant o plere e sali non grades ju mostrat e sali non grades nuk keni len gje pa zhvadur dhe privatizuar o plera dhe beni ju tani si mbrojtesa o mostra te ndyre te sali non grades Elises ti idjot një her ti rruash piçken se ju shpellaret e sali non grades jeni ca mostra ca injorant ca rrugaç ca lluma ca mashtrusa ca plera ca legena ca pederasta ca te pa fytyre dhe ca te pa turp

  2. O ty tu cafte koka ne dysh qe nuk di si te flasesh. Ne vend te trurit ke Ramen te ulur kembekryq. Mbroji mire vjedhjet qe keni bere se Skenderbeu ty te paren do te te hedhi ne hale’.

  3. o ti Gjembaci o injorant o plere i sali non grades ti rruash piçken Elises ti idjot se ju nuk dini te flisni mostra te ndyre te sali non grades

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *