• |
ide | kryesore

U vra nga prej të vëllait me planifikim të babait, autorët e krimit dënohen me 25-vjet burg nga gjykata

-Instant, Lajme, Të fundit



Dënohen me 50-vjet burg, babai dhe vëllai i viktimës, Eglantina Bucit. Faik dhe Shkëlzen Buci u akuzuan për vrasjen e saj 10-vjet më parë. Ata janë dënuar për veprën penale vrasje me paramendim të kryer në bashkëpunim.

Arsyeja e vrasjes së Bucit, ishte largimi i saj prej shtëpisë dhe bashkëjetesa e nisur me partnerin e saj në zonën e Freskut. Ajo u ekzekutua prej të vëllait në malin me Gropa, në Tiranë.

Vrasjen e kishte planifikuar babai i viktimës, ndërsa aktin e kreu i vëllai i saj, i cili u zbulua prej shokut të tij, që kishte qenë i pranishëm në momentin e krimit.

Bashkëpunëtori i drejtësisë rrëfeu përpara grupit të hetimit të gjithë situatën me detaje, që nga momenti i marrjes me dhunë të Englantina Bucit nga i vëllai dhe më pas deri te vrasja. Ai i tha grupit të hetimit që shikonte makthe dhe se nuk mund ta mbante më këtë barrë mbi supe.

Arrestimi i tij u bë në korrik të vitit 2017 me akuzën e bashkëpunëtorit. Në momentin e arrestimit ai kishte një kërkesë për drejtësinë.

“Unë nuk do të jap shpjegime në këto momente, kërkoj nga organi i akuzës të më vendosë në dispozicion një kopje të akteve të hetimit konform rregullave ligjore. Pasi të njihem me këto material, jam në dispozicion të jap shpjegime” tha ai në korrik 2017 kur u arrestua.

6 muaj më pas në janar të vitit 2018, ai tregoi për vrasjen e Eglantina Bucit në Malin me Gropa. Prej këtij rrëfimi, mori dhe statusin e bashkëpunëtorit të drejtësisë.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *