• |
ide | kryesore

Video/ Dortmund turpërohet në shtëpi nga Rangers: penalltia shpëton Barcelonën në plaoyff të Europa League

-Instant, Sport, Video



Rangers ka hedhur hapin më të sigurtë drejt kualifikimit në 1/8 e Europa League, bashkë me Sheriff Tiraspol, në përfundim të katër ndeshjeve të para të playoff. Situatë e gjitha për tu vlerësuar në dy ndeshjet e tjera, ku Napoli rezistoi 1-1 në Kamp Nou me Barcelonën dhe do ta vendosë kualifikimin në shtëpi, ashtu si Betis që ka edhe avantazhin e fitores 2-3 në Rusi kundër Zenit.

BARCELONA 1-1 NAPOLI
Ndeshja e parë e play-off, për të hyrë në raundin e 1/8 të Ligës së Evropës mes Barcelonës dhe Napolit, përfundoi 1-1: kualifikimi do të vendoset brenda një jave në Maradona. Të kaltrit e mbajtën mirë fushën në pjesën e parë dhe gjetën avantazhin në minutën e 29 falë Zielinskit, me Ter Stegen që grushtoi goditjen e parë të polakut, por nuk mundi të bënte asgjë në tentativën e dytë. Barazimi blaugrana erdhi në minutën e 59 me një penallti të shënuar nga Ferran Torres për një prekje të topit me dorë nga Juan Jesus të akorduar nga Var. Një 1-1 i çmuar i Napolit ndaj Barcelonës, që shtyn çështjen e kualifikimit për në “Maradona” më 24 shkurt, edhe pse përpara se të dinë nëse do të kualifikohen apo jo, skuadrat do të mësojnë nesër kundërshtarin e ardhshëm, kur të hidhet shorti për fazën e 1/8 të Europa League.

DORTMUND 2-4 RANGERS
Kolaps i pabesueshëm në shtëpi i Borussia Dortmund që ndjen mungesën e Haaland dhe kështu kompromenton kualifikimin për në 1/8 e finales së EL. Në Glasgow do të ketë nevojë për një mrekulli për gjermanët. Gjithçka ndodhi mes pjesës së parë dhe të dytë: fillimisht ishin Tavernier dhe Morelos ata që nënshkruan avantazhin e dyfishtë për skocezët në të 38 ‘dhe 41′, pastaj në minutën e 49’ Lundstram bëri tris. Kaluan dy minuta dhe Bellingham ngushtoi diferencën, por në minutën e 54 autogoli i Zagadou fiksoi pokerin për Rangers dhe rrëzimin e Borussias, që mundi të shpëtojë fytyrën në fund falë Guerreriros.

TIRASPOL 2-0 BRAGA
Një fitore thelbësore për Sheriff Tiraspol, që synon të vazhdojë sezonin e tij të mrekullueshëm evropian pas vendit të tretë befasues në Champions League në grupin e Real Madrid e Inter. Kualifikimi për në fazën e 1/8 ka marrë një avantazh të rëndësishëm falë golave të Thill me penallti në minutën e 43 dhe dyfishimit të Traore në minutën e 83. Portugezët janë tashmë në kërkim të një gjysmë mrekullie në ndeshjen e kthimit.

ZENIT 2-3 BETIS
Spektakël i pastër në Shën Petersburg dhe në fund Betis futi një gjysmë këmbe në raundin e 1/8 falë një fitoreje të bukur jashtë fushe. Janë andaluzianët ata që e nisën shumë fuqishëm dhe kaluan në 2-0 pas 18 minutash me Rodriguez dhe Willian Josè. Dzyuba dhe Malcolm i vendosën gjërat në rregull mes minutave 25 ‘dhe 28’ në një luhatje të vërtetë emocionesh dhe përmbysje situatash. Në minutën e 41, megjithatë, në fund të pjesës së parë piroteknike, Guardado nënshkroi rezultatin 3-2 që zgjati deri në fishkëllimën e fundit.

Knockout Round Play-offs Europa League
Barcelona 1-1 Napoli
Borussia Dortmund 2-4 Rangers
FC Sheriff 2-0 SC Braga
Zenit St. Petersburg 2-3 Real Betis



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *