• |
ide | kryesore

Afera e inceneratorëve, Subashi flet pas daljes nga SPAK: Dhashë deklarimet e mia për hetimet, do jem në dispozicion

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Armando Subashi ka folur shkurt për mediat pas daljes nga SPAK. Kryebashkiaku i Fierit ka thënë se do të jetë në dispozicion të drejtësisë për hetimet mbi aferën e inceneratorëve. 

‘Dhashë deklarimet e mia për hetimet për inceneratorin e Fierit. Do jem i gatshëm të paraqitem pranë institucioneve të drejtësisë sa herë të më kërkojnë për të bërë deklarime. Nuk mund të jap më tepër deklarime çfarë më pyetën pasi është një çështje në hetim’, është shprehur Armando Subashi për mediat.

Ai u mor në pyetje përr rreth 5 orë. Po kështu SPAK ka thirrur edhe deputetin e PS, Alqi Bllako. ©LAPSI.al



2 Comments

  1. Lidhjet e Sali Berishës me familjen Osmani ishin më të herëshme. Në vitin 2002, mbesa e dytë e Sali Berishës pati nevojë për një ndërhyrje mjekësore të shtrenjte në Gjermani dhe ajo u mundësua në Hamburg aty ku vepron familja Osmani. Më pas lidhjet e tyre u forcuan dhe ata u bën garantët financiarë të fushatës elektorale të vitit 2005.

    Pas fitores së Partisë Demokratike lojërat e fatit u futën tërësisht nën kontrollin e këtij klani. Ata ishin shitësit kryesor ta makinave të lojërave të fatit për kazinotë e lagjeve që u hapën në çdo cep rruge ndërsa një rrejt i gjerë lojërash të fatit nën kujdestarin direkt të djalit të Sali Berishës

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *