• |
ide | kryesore

Brad Pitt, sërish në betejë ligjore me Angelina Jolie

-Instant, F1, Paparazzi



Mediat e huaja kanë raportuar së fundmi se beteja ligjore mes aktorëve Brad Pitt dhe Angelina Jolie ka marrë një tjetër rrjedhë.

Sipas dokumenteve ligjore të marra nga TMZ, Pitt ka paditur aktoren për shitjen e Chateau Miraval – një kantinë franceze që ata blenë së bashku në vitin 2008. Megjithëse pranon se Jolie pagoi 40 përqind të çmimit të blerjes së pronës prej 28.4 milion dollarë, Brad pretendon se ishte ai që e bëri “Nouvel, LLC”, kompaninë e tyre franceze të verërave – një sukses të tillë duke  investuar një sasi të konsiderueshme kohe dhe parash në biznes. Në ankesë thuhet gjithashtu se ish cifti më parë ranë dakord të mos i shesin aksionet e tyre në Chateau Miraval pa pëlqimin e tjetrit. Por, Angelina e prishi marrëveshjen pasi i shiti fshehurazi aksionet e saj te Tenute del Mondo ,një degë e miliarderit rus Yuri Shefler. Aktori  ka deklaruar se ai kurrë nuk pranoi marrëveshjen e Shefler dhe tani po kërkon nga gjykata që ta shpallë shitjen të pavlefshme./Lapsi.al



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *