• |
ide | kryesore

Dokumentat skandal/ Klodjan Zoto në kërkim, qeveria vazhdon ta paguajë

-Instant, Arkiva, Kryesore



Që kur SPAK-u arrestoi ish ministrin Lefter Koka dhe vuri në nën sekuestro inceneratorin e Elbasanit dhe atë të Fierit, një pyetje po mundon ata që kanë ndjekur sagën e kësaj vepre kurruptive: po me incenetarorin e Tiranës çfarë po bëhet, ndërkohë që qeveritarët që e kanë firmosur atë janë të njëjtët dhe biznesmenët që kanë përfituar (ndonëse të maskuar) janë po të njëjtët? Pra nëse Klodian Zoto deklarohet si i arrestuar nga SPAK, dhe formalisht është shpallur në kërkim, pse ai vazhdon të paguhet ende nga paratë e buxhetit të shtetit?

Lexo me tej:

SPAK fsheh gjurmët për dy të superkërkuarit e inceneratorëve Zoto dhe Gugallja

Për të mos lënë asnjë dyshim për pikën se pronësia e inceneratorit të Tiranës, që do ti kushtojë xhepave të shqiptarëve plot 430 milionë euro, deputeti demokrat Agron Shehaj ka bërë sot publike disa dokumenta. Në to vërtetohet se Klodian Zoto është edhe pronari real i inceneratorit të Tiranës, i cili e mori kontratën në datën 31 gusht 2017 dhe po të njejtën ditë dyshohet se e “shiti” fiktivisht tek persona të tjetë.

Në dokumentin këtu poshtë duket qartë se si Zoto ka formosur ortaku themelues i “Integratet Energu BV”

 

Faksimilja e dytë poshtë trgon se si “Integratet Energu BV” firmosi me qeverinë shqiptare kontratën për koncesionin e ndërtimit të inceneratorit të Tiranës. Pr ajo që ka rëndësi në këtë dokument është data. Shiheni me kujdes 31 gusht 2017

Por pikërisht në të njëjtën datë 31 gusht 2017 kjo kompani sapo fiton kontratën shitet. Dyshimet janë në se kjo është bërë në mënyrë fiktive sa për të humbur gjurmët. Po të vështrohet me kujdes (në rreshtin e parafundit) formulari i mëposhtëm i nxjerrë nga vetëdeklarimi, aty vërtetohet se po të njëjtën ditë pronësia ka ndryshuar në favor të pronareve italianë Salvadore Ruselli dhe Alberto Presezzi

Pra nuk ka asnjë dyshim, personi që sot është në kërkim është edhe prapa inceneratorit të Tiranës, ndonëse ai është përpjekur të fshehë gjurmët e kësaj prezence.

“Kjo do të thotë se të tre inceneratorët janë një aferë korruptive me të njëjtët autorë. Në Elbasan, Fier dhe Tiranë është Qeveria Rama që pranoi propozimin, është i njëjti ministër që firmos, Lefter Koka, dhe është po i njëjti përfitues, Klodian Zoto.

SPAK ka provuar korrupsionin në inceneratorin e Elbasanit. Ka identifikuar edhe kompanitë fiktive, të cilat janë përdorur për dhënien e ryshfetit. Të njëjtat kompani që kanë marrë pagesat e ryshfeteve në Elbasan, rezultojnë se kanë marrë pagesa edhe nga inceneratori i Fierit dhe ai i Tiranës.

Është absurde që qytetarët shqiptarë të vazhdojnë të paguajnë milionë euro çdo muaj për Klodian Zoton, edhe pse ky është në kërkim për korrupsion” shkruan deputeti Shehaj që ka bërë publike dokumentat në llogarinë e tij në Facebook.

Në kërkim për aferën e inceneratorëve/ Klodian Zoto shfaqet duke pirë kafe. Dyshime se foto është e ditëve të fundit

Ky denoncim që vërtetin se të njëjtët persona janë pas skandalit të tre inceneratorëve ngre dy pikpyetje të mëdha. E para për qeverinë që këmbëngul ti shkojë grabitjes der në fund duke paguar njerëz të cilit SPAK i ka kapur korrupsionin. Dhe e dyta për vetë Gjykatën e Posaçme e cila e cila po e ruan copën më të madhe të tortës korruptive: djegësin e Tiranës.

©Lapsi.al

 



20 Comments

  1. Ju zente fytin buka e popullit me te varfer ne Europe.
    O kallam deshtak per cfare je ne krye te vendit???????????????????????

  2. Ky koktul “mendjendritur” eshte monument kulture dhe ruhet dhe paguhet nga shteti . Ky ka mbrojtjen direkte
    nga i gjati ine , mjaftone te zbatoje “omertane” . Jetojme ne vendin e absurdeve , ne vendin e çdudirave .
    Vend çudirash ku edhe çudite nuk çudisin me askend . Rrofsh o i gjati ine , nente vjet nen thundren e pushtetit tend mafioz , ky vend nuk u katansis keq as shume keq por me keq se kaq nuk mund te katandisej . Degjenerim total ne te gjitha senset e ne te gjitha drejtimet . Vend çudirash ku edhe çudite nuk çudisin as vete çudine .

    Sa kuptimplote eshte Ali Asllani me poezine e tij te para 80 viteve , Maskarenjte . Eshte aq kuptimplote sa te duket sikur e ka shkruar sot ne mengjes , enkas per ty o i gjati ine .

    Që nga jugu në veri
    mbretëron një errësirë
    nëpër fusha nëpër kodra
    vërshëllen një egërsirë.

    Pra, o burra, hani, pini
    hani, pini ore e çast
    për çakallin nata errët
    është rast e deli rast.

    Hani, pini dhe rrëmbeni
    mbushni xhep e mbushni arka
    të pa brekë ju gjeti dreka
    milioner ju zuri darka.

    Hani,pini,rrëmbeni
    mbushni arka, mbushni xhepe
    gjersa populli bujar
    tu përgjigjet peqe lepe.

    Populli rron për zotërinë tuaj
    puna e tija, djersa e ballit
    është kafshit për gojën tuaj
    Rroftë goja e çakallit.

    Shyqyr Zotit,ska më mirë
    lumturi dhe bukuri
    dhe kur vjen ju qan hallin
    varni buzë edhe turinj.

    Hani,pini dhe rrëmbeni
    është koha e çakejve
    hani,pini,rrëmbeni
    është bota e maskarenjve.

    Hani,pini,vidhni
    mblidhni gjithë aksione e monopole
    nënshkrimi i zotërisë suaj
    nëpër banka vlen milione.

    “Gran Kordoni” i zotërisë suaj
    që në gjoks ta kanë vendosur
    është pështyma e gjakosur
    e Atdheut të vremosur
    dhe kolltuku ky ke hipur
    duke hequr nderën zvarrë
    është trekëmbëshi
    që përdita varet kombi në litar.

    Dhe zotrote kapardise,
    diç u bëre pandeh
    kundër burrit të vërtet
    zë e vjell e zë e leh.

    E na tunde, na lëkunde
    nëpër salla shkon e shkunde
    mbasi dora e të ligut
    ty me shokë të heq për hunde.

    Rroftë miku yt i rrallë
    që përdita loz e qesh
    të gradoi katër shkallë
    pse i the dy fjalë në vesh.

    Koha dridhet e përdridhet
    do vij dita që do zgjidhet
    dhe nga trasta pema e kalbur
    doemos që jashtë do të hidhet.

    Koha( i gjati ine) dridhet e përdridhet
    prej gradimit katër shkallë
    nuk do të mbetet gjë në dorë
    veçse vul e zezë në ballë.

    Mirpo ju që skeni patur
    as nevojë, as gjë të keqe
    më përpara nga të gjithë
    ju i thatë të ligut peqe.

    Që të zinit një kolltuk
    aq u ulët u përkulët
    sa në pragun e armikut
    vajtët si kopil u ngulët.

    As ju hahet, as ju pihet
    vetëm titullin e doni, dihet
    teksa fshati i varfër digjet
    krye kurva nis e krihet.

    Sidomos, ju dredharak
    ju me zemra aq të nxira
    ju dinak, ju shushunja
    ju gjahtarë në errësira.

    Çna pa syri,çna pa syri
    hunda juaj ku nuk hyri
    te i miri, te i ligu
    te spiuni më i ndyri.

    Dallavera nëpër zyra,
    dallavera në pazar
    dallavera me të huaj,
    dallavera me shqiptar.

    Vetëm, vetëm dallavera
    dhe në dëm të këtij vendi
    që ju rriti, që ju ngriti
    që ju ngopi, që ju dëndi.

    Dhe kujtoni tash e tutje
    me të tilla dallavera
    kukuvajka do përtypë
    zog e zoga si përpara.

    Po jo, grushti do të bjerë
    përmbi krye të zuzarëve
    koha është e maskarenjve
    por Atdheu i Shqiptarëve.

    1. pse o te rroje partia?
      apo pse nuk te vjen mire ty kesulkuq e kurve partie?
      patronazhistet si ty i duhen ketij vendi .
      pshshshshttttttttttttttt ………………… te rroje partia

  3. Zoto bredhe kafeve te Tiranes

    Spak nuk ka bere kerkese per arrestim as ne Europol pra te gjitha jane pallavra mafiozesh dhe ne fund ambasadorja qe ka marre valixhet me dollare hesht ajo flet vetem per pensionistin Berisha
    Turpet dhe mos i hengshit leket e ketij populli

  4. Vjedhin kurvat e politikes dhe ne vend qe te friksohen ata friksohemi ne .
    Na taksojne si dhe sa te duan , ne varferohemi dhe ata pasurohen .
    Edhe pse jane pakice , politikanet mavi na trajtojne si qenie inferiore.
    Pse keshtu do shkoje kjo pune gjothmone ? Te jemi pa zemer e te pacipe si popull?

    1. Gjykata e Lartë konfirmoi vendimin e Prokurorisë së Përgjithshme për mbylljen e dosjes CEZ. Ish-anëtarët e Gjykatës së Lartë, të cilët kanë vulosur mbylljen e dosjes CEZ janë Admir Thanza, Guxim Zenelaj, Arjana Fullani, Medi Bici dhe Edmond Islamaj. Që të gjithë ishin emëruar nga Sali Berisha dhe PD-ja në këtë gjykatë.

  5. Lidhjet e Sali Berishës me familjen Osmani ishin më të herëshme. Në vitin 2002, mbesa e dytë e Sali Berishës pati nevojë për një ndërhyrje mjekësore të shtrenjte në Gjermani dhe ajo u mundësua në Hamburg aty ku vepron familja Osmani. Më pas lidhjet e tyre u forcuan dhe ata u bën garantët financiarë të fushatës elektorale të vitit 2005.

    Pas fitores së Partisë Demokratike lojërat e fatit u futën tërësisht nën kontrollin e këtij klani. Ata ishin shitësit kryesor ta makinave të lojërave të fatit për kazinotë e lagjeve që u hapën në çdo cep rruge ndërsa një rrejt i gjerë lojërash të fatit nën kujdestarin direkt të djalit të Sali Berishës

  6. Sa familje qir qe jan patronazhistat , kujtojne se njohin vetem ata popullin !! Nuk e din qe dhe populli i njef mir ata qe nga lagja , shkolla e shoqnia .. 4njof un qe kan qen qyrrasha , zhulsa qe sja hidhte njeri as mutin ne goj , pidhropsha me pak fjal e inferiora qe tallej kari dor per dor me ata . Vidhni fis shklyma vidhni se dhe pak ju ka ngel .

  7. “Berisha është malok, kur hyp në kalë nuk zbret kurrë veç po e rrëzove me plumb”! Për ta zbutur paksa, Namiku shtoi: “Edhe unë jam malok. E njoh psikologjinë e malokut unë!”

    Këtë shprehje, burri që rridhte nga një familje tregtare nga Prizreni e tha në 1994 gjatë një interviste të drejtëpërdrejt në TVSH. Ai ishte stacioni i vetëm televiziv në atë kohë dhe intervista bëri shumë bujë. Më vonë dikush e pyeti Namikun: “Po sikur të mos zbresë as me plumb?” – Atëherë vrisni kalin! U përgjigj qetësisht kryeekologjisti…

  8. Sufllaqe,te pelqen te paguash per sufllaqedhenesin,apo harrova,ti hyn te ata qe paguhen,jemi ne te tjeret qe paguajme.Por me siguri do paguajne pjellat tuaja te ndyra,se nuk ju jep njeri pafundesisht.
    Nuk ta ndien as per inceneratoret,as per vjedhjet pa fund nga do te rrotullohesh.Genjehesh me kocken qe te hedhin si qen,guxoni dhe komentoni,krimba te ndyre.
    Se egzistoni ju qelbesira,ndodhin keto,perça e sundo eshte parimi.
    Tregon kalin e berishes,ai eshte gogoli,po ne fakt te keqijat qe kemi pare 2013-2022,nuk mund te krahasohen me asgje tjeter,jane unike.U befte vertet GOGOL berisha dhe ju dalte ne enderr,dhe ishalla ju ikin ato mend nga makthi,u befshi per çmendine.

    1. Vetëm një muaj më vonë do të zhvilloheshin zgjedhjet e para pluraliste, ku nuk kishte më shumë se dy muaj kur u krijua nën kontrollin e Alisë “krahu opozitar politik”, Partia Demokratike dhe Partia Republikane.

      Në rrëfimin e fakteve rreth rrëzimit të shtatores së Enver Hoxhës, historiania ruse thotë se dy partitë opozitare, nuk ishin madje dakord me vendimin e Ramiz Alisë.
      O rrotKari qe quhesh Une ky salihu serb i ka bere te gjithe te keqiat ketij vendi duke shkatarruar shtetin duke te perdhunuar trute ty o Une e shpellkareve si ty,dogji vrau kush i doli perpara gjate pushtetit te tij kriminalo mafioz dhe ti more rroteKari Une na mbron kete kerme politike,ti Une je nje lloj si ata qe mbrojne akoma vrasesin tjeter enver,por te ngjashem me salihun tend,shko tani lepija bythen salihut se po dhjet dhe per ty ky eshte momenti me i bukur i jetes tende si shpellkar malok

  9. halli më i madh ishte Berisha. Në mënyrë qesharake i kërkoheshin Amerikës fakte, nga ata, që janë dëshmitarë të karrierës së njeriut që vazhdoi luftën e klasave në Shqipëri edhe pas rënies së komunizmit, si arkitekt i vjedhjes se zgjedhjeve, si përcarës i shoqërisë dhe partisë, si urdhravrasës të pafajshmish, si persekutor dhe kërcënues opozitash, dhe në fund, si hajdut për veten, pjellat dhe ata që kishte rrotull.

  10. Per zoton kishe gje zotrote?
    Po per milionat e miliardat qe do sherbenin per te rregulluar ssdo pak kte vend,nuk te behet vone?
    Apo historiania ruse e di me mire.
    Ujku,ujku,po çakalli po ben kerdine.
    Shpellat i kam vizituar me raste si turiste,po ti mos rrej veten se je i kulturuar.Mua me vjen anes.
    Ndryshe nga ti,une kerkoj te drejten time duke komentuar,ti & co komentoni per zanat,jeni pjesa me e keqe e shoqerise.
    Beni mire ti shihni gjerat siç jane,se nuk jemi as tani ai ishulli me i bukur i socializmit,jemi njelloj ne diktature dhe shume me keq ne aspektet e tjera.
    Pa dinjitet dhe pa njerzillek,falë jush qe nuk di ku tju kategorizoj,njerez jo e jo.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *