• |
ide | kryesore

Kosovë/ Mbi 200 raste të reja dhe 4 viktima në 24 orët e fundit

-Instant, Lajme, Të fundit



Ministria e Shëndetësisë në Kosovë ka njoftuar se në 24 orët e fundit janë shënuar 236 raste të reja me Covid-19, si dhe janë regjistruar katër viktima. Sot janë shëruar 780 qytetarë, teksa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 215.665.

“Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, informon:

Nga 2.648 testime, 236 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19.

Gjatë 24 orëve të fundit, janë shënuar 4 raste të vdekjes.

Sot janë shëruar 780 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 215.665.

Në total numri i rasteve aktive është 5.961″, njofton IKSHPK.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *