• |
ide | kryesore

Linda Evangelista: Procedura kirurgjikale më la të shpërfytyruar

-Instant, F1, Paparazzi



Supermodelja Linda Evangelista ka zbuluar së fundmi shndërrimin që ka pësuar pas një procedure kozmetike,

Linda iu nënshtrua procedurës ‘CoolSculpting’ për të larguar nga trupi qelizat yndyrore, procedurë që nënkuptonte më tepër elegancë për të, por që rezultoi të ishte e kundërta. Pas ndërhyrjes Linda shtoi peshë në trup dhe në fytyrë dhe lëkura iu var.Ajo ka treguar për “People” se e kreu procedurën në klinikën e një dermatologu nga gushti i vitit 2015 deri në shkurtin e 2016-ës, me 7 seanca në total .Por në qershor të 2016-ës mjeku e diagnostikoi me hiperplazi dhjamore paradoksale (PAH), një efekt anësor i rrallë që prek më pak se 1% të pacientëve me CoolSculpting, ku procesi i ngrirjes bën që indi dhjamor i prekur të trashet dhe zgjerohet.

“Dikur më pëlqente të ngjitesha në pasarelë. Tani kam frikë të ndeshem me dikë që njoh. Nuk mund të jetoj më kështu, e fshehur dhe e turpëruar. Unë thjesht nuk mund të jetoja më mes kësaj dhimbjeje. Jam më në fund gati të flas.U përpoqa ta rregulloja vetë, duke menduar se po bëja diçka të gabuar. Arrita në pikën ku nuk po haja fare. Mendova se po më ikte mendja. Nëse vesh vetëm fustan, pa brezin, kam veç dhimbje dhe gjakderdhje. Nuk dal dot në pasqyrë se nuk e njoh veten”, rrëfeu modelja.

Evangelista ka ngritur edhe një padi në shtator të 2021-shit ndaj kompanisë mëmë të CoolSculpting, Zeltiq Aesthetics Inc. Ajo kërkon dëmshpërblim financiar prej 50 milionë dollarësh.

Her favorite plastic surgery has permanently deformed her: Supermodel Linda  Evangelista has openly spoken about how she has become unrecognizable.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *