• |
ide | kryesore

Mercenarë shqiptarë në Ukrainë/ Thirret urgjentisht në MPJ ambasadori rus

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Ministria për Punë të Jashtme dhe Europën ka hedh poshtë sot lajmet e botuara ne mediat ruse, por edhe të përmenduar nga ministri i jashtëm Sergei Lavrov se mercenarë shqiptarë janë angazhuar në Ukrainë.

Në një njoftim të ministrisë së jashtme në Twitter thuhet se këto janë lajme të pavërteta ndaj është thirrur në takim ambasadori rus në TIranë të cilit i është kërkuar të bëjë një përgënjeshtrim.

“MEPJ hedh poshtë kategorikisht pretendimet e publikuara sot në agjencinë e lajmeve ruse TAS dhe dyshimet e ngritura nga Ministri i Jashtëm Rus, Sergei Lavrov, për praninë e “mercenarëve shqiptarë” në Ukrainë. Në shenjë proteste është thërritur Ambasadori i Federatës Ruse të cilit i është kërkuar përgënjeshtrimi i lajmit” – thuhet në njoftim.

Më herët, Sergery Lavrov ministër i punëve të jashtme të Rusisë tha në një intervistë për televizionin Russia Today, se “kemi informacione që sugjerojnë se mercenarë nga Kosova, Shqipëria dhe Bosnja po rekrutohen për tu dërguar në zonën e Donbass”. ©LAPSI.al



2 Comments

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *