• |
ide | kryesore

Vrasja e të riut në Selanik, si po i përdor miqtë e viktimës policia greke për të zbuluar shkallën e përfshirjes së të akuzuarve

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Organet akuzës po përpiqen të hedhin më shumë dritë mbi rastin e vrasjes së 19 vjeçarit grek Alkis Kampanos përmes identifikimit të autorëve nga miqtë e 19 vjeçarit që i mbijetuan përleshjes së përgjakshme.

Procesi është në vazhdim dhe është si vijon: Një nga një dëshmitarët shohin secilin të akuzuar mes personave të tjerë që kanë karakteristika të ngjashme

Ata thirren t’i njohin pas një dritareje me pamje të njeashme dhe të tregojnë se cili ishte roli i tij në sulmin vdjekëprurës që mori jetën e 19 vjeçarin grek.

Procedura zhvillohet në një zonë të projektuar posaçërisht, në katin e 2-të të Komisariatit të Policisë Selanik, në prani të hetuesit që trajton çështjen.

Sipas informacioneve, deri më tani është identifikuar i riu i cili ka pyetur tifozët e Marsit “çfarë ekipi jeni ju”.

Ky është 20-vjeçari shqiptar , bashkëdrejtues i makinës së parë , i cili dyshohet se ka përdorur dhe një thikë pasi janë parë shenja plage në dorë.

Procesi i identifikimit pritet të përfundojë në orët në vijim. Qëllimi është të sqarohet shkalla e përfshirjes së secilit prej 12 të akuzuarve në krim, në kombinim me gjetjet e tjera, si gjurmët e gishtërinjve dhe ADN-në, nga kosa dhe thika e gjetur, si dhe pamjet video nga vendi i krimit.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *